KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Muzika

Kë ka marrë malli për 'Albanin e dikurshëm', le të dëgjojë super baladën e re!

5 Shkurt 2019

Krejt papritur Alban Skënderaj postoi në llogarinë e tij të Instagram-it një foto. Një foto përmes të cilës na njoftoi për një këngë të re me titullin “Jetë”.

 

Pa humbur asnjë minutë më shumë, (ashtu si me shumë gjasa edhe ndjekësit e tij), nxituam të dëgjonim baladën e radhës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

“Jetë”, kishte gjithçka që një baladë kërkon; ndjenjë, tekst, poezi, shpirt dhe padyshim zërin e Alban Skënderajt.

“”Jetë bën pjesë tek këngët që kam shkruar ndër vite dhe për një arsye ose tjetrën nuk kam as realizuar e as publikuar. Shpresoj brenda vitit të kem mundësinë t’i publikoj të gjitha, në veçanti për ata që janë të lidhur muzikalisht me “Albanin e dikurshëm”. Ashtu si edhe të tjerat, JETË ka një domenthënie të veçantë për mua.”- shkruan këngëtari, ndërkohë që fansat s’mund të jenë më entuziastë se kaq.

Në fakt, balada e re është kaq fiksuese sa do t’ju duhet ta dëgjoni vetëm 2 herë për t’a mësuar përmendësh dhe për t’i bërë replay gjithmonë!

MOS I HUMBISNI