KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Për herë të parë, Genc Prelvukaj flet për raportin e tij me prindërit e Enit!

4 Shkurt 2019

Tashmë nuk është sekret lidhja mes Eni Koçit dhe Genc Prelvukajt. Ndonëse romanca u pranua shumë muaj më vonë, pasi mediat rozë flisni vazhdimisht rreth tyre, tani dyshja po del hapur.

Jo vetëm kaq, por në një intervistë për emisionin “Tour de Cool” në televizionin T7, Genci ka treguar diçka më shumë rreth prindërve të Enit dhe marrëdhënies së tij me ta.

“Ne jemi njohur edhe më herët për shkak të muzikës. Prindërit e Enit janë fantastikë. Fillimisht ata kanë bërë një punë të jashtëzakonshme me Gretën dhe Enin në muzikë.”

Më tutje artisti shtoi se me prindërit e partneres ka shumë gjëra për të folur, pasi “kur ke njerëz të tilla përballë që e njohin muzikën në detaj, temat nuk shterojnë kurrë.” Ndonëse nuk ia kishte marrë mendja kurrë, siç edhe vetë shprehet, këngëtari shkon me qejf për t’i takuar.

“Janë fantastikë.” përsërit Prelvukaj sërish.

Ndonëse po përflitej prej një viti rreth një lidhjeje të mundshme mes dy këngëtarëve, qe Genci ai që në dhjetoprin e 2018- s vendosi të thyente akullin i pari. Këngëtari pranoi në “Op Labi Party” se ishte në një lidhje me Eni Koçin e ndërsa kjo e fundit reagoi për herë të parë përmes kësaj fotoje:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Live Love Laugh🙌 #oplabiparty2019

A post shared by Eni Koci (@enikociiii) on

MOS I HUMBISNI