KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Shkurt, a u infiltrua piktori mashtrues nga 'ByPass Show'?

4 Shkurt 2019

Saga Edlir Reka vazhdon! Në një postim të disa orëve më parë në Instagram, i riu nga Berati shkruajti ndër të tjera se “Bypass Show në Vizion Plus më sugjeroi që të isha i infiltruari i tyre duke u treguar të tjerëve nga Instagram- i im se isha një artist me famë botërore. Pse mua? Sepse jam piktor dhe aktor dhe isha personi i duhur.” Sipas tij gjithë kjo lojë televizive ishte një ekperiment që vërtetoi se sa përtokë është gazetaria shqiptare.

E njëjta gjë u tha edhe nga vetë moderatori i “ByPass Show”, Agim Bajko.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Puna ime perfundoi ketu! Kaq kisha!

A post shared by Edlir Reka (@edlirreka) on

Me të marrë dhenë ky lajm ka reaguar stafi i Rudina Magjistarit, ku përmes një deklarate në Facebook, gazetari Osman Stafa sqaron se çështja e infiltrimit s’ka qenë gjë tjetër veçse një ironizim nga ana e emisionit, por që Edliri e ka përdorur për të pastruar deri diku imazhin e tij.

"Edliri, ditët e para u duk se reflektoi, pasi fshiu çdo gjë që e lidhte ateëme konkurset fiktive që sikur ka fituar çmime ndërkombëtare. Madje postoi edhe një shkrim ku thuhej: "Do ringrihem perseri...". Por që u fshi prapë pas disa ditesh. Kam komunikuar këto ditë edhe me miq të afërt të Edlirit, të cilët disa prej tyre nuk komunikojnë më me të, për shkak të njeriut mashtrus që doli. Sepse ai kishte mashtruar edhe ata, njësoj siç tentoi ta bënte publikisht. Ftesës së "ByPass Shoë" në Vizion Plus, për të shpjeguar pse e ka bërë gjithë këtë gjë, ai i përgjigjet pozitivisht, për shkak se në kokë tashmë kishte një tjetër plan. Ai tha aty që është gazetar i këtij emisioni. Edliri hyri në rol menjëherë, duke mos menduar i shkreti çdo gjë që kishte lënë mbrapa. Dhe kishte lënë shumë prova për mashtrimet e tij. Ky emision e trajton ashtu siç bën gjithmonë me personazhet e tij.(Ka në thelb ironinë.) Kanë të drejtën e tyre të intervistojnë çdo person, por mendimi im është, se nuk duhet të ishin marrë me një person që tashmë, doli publikisht dhe kërkoi falje për mashtrimin, dhe që kishte nevojë për psikiatër, më shumë sesa për një intervistë." shkruhet ndër të tjera në postimin e titulluar "E verteta e nje mashtrimi" Seria 2.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#Bypassshow - E verteta e nje "mashtrimi" #edlirreka @edlirreka @vizionplustv @bypass.show #vizionplustv #tags #follow #like #share #agimbajko #staytuned

A post shared by © Vizion Plus TV (@vizionplustv) on

Po kështu gazetari ka edhe një kritikë për “Bypass Show”:

"Ashtu siç nuk duhet të kishin lejuar që ai të abuzonte me këtë mënyrë, sepse i bie nesër që, një person që kapet me 3 ton canabis, na del që është gazetar i Bypass-it dhe se në të vertëtë ai po provonte sa do e hante policia mashtrimin e tij, sepse ai në dukje po transportonte banane. Dhe ironisë së ByPass-it, Edliri i përgjigjet sinqerisht, saqë sot ne rrjetet sociale, ka filluar të besojë se është vërtet gazetar i këtij emisioni. Më vjen keq për të sepse vazhdon t'i bëj akoma keq vetes. Kam një thirrje për ata që e njohin Edlirin, për familjen e tij. Çojeni atë djalë te ndonje psikiatër, përpara se delirimi i tij të mos ketë kufij. Ai duhet shëruar, nëse vërtet i duam të mirën atij personi. Vetë ByPass konfirmon, se thjesht kanë bërë ironi me personazhin dhe me rolin e tij si "gazetar" i emisionit, sepse ai nuk është gjë tjetër veçse një mashtrues, i cili ka nevojë për rehabilitim. Ai sot ka filluar të besojë se është një gazetar, jo më një piktor."

Për këdo që nuk është në dijeni pasditen e 25 janarit, Rudina Magjistari ftoi në studion e saj Edlir Rekën, një figurë jo fort e panjohur për publikun e gjerë. 21-vjeçari nga Berati ishte ftuar në disa studio televizive (përfshirë “Ftesë në 5”) si dhe ishte intervistuar nga disa gazeta të ndryshme (si Gazeta Shqiptare) ku foli rreth eksperiencës së tij në një ekspozitë të mbajtur në Rusi, sipas të cilit piktura i rezultoi fituese dhe madje u var në Muzeun e Artit Modern, Moskë. Kudo shkoi, Reka foli rreth ftesës që i erdhi nga kryetari i bashkisë së Saint Petersburg- ut dhe pikturën fituese që e bëri brenda natës. Por, e gjitha ishte një gënjeshtër, prandaj edhe Reka u riftua sërish te “Rudina”.

MOS I HUMBISNI