KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

JUTH, misteri që do të zbulohet më 8 shkurt, në Pallatin e Kongreseve

4 Shkurt 2019

Një komunikim i lezetshëm e misterioz, ku po zbulohen një pas një, fjalë, kode, informacione, si në kriptekset e “Kodit të Da Vinçit”, ka nisur prej pak ditësh, mes të rinjve, nëpër rrjete sociale.

Po shkëmbejnë detaje e po ftojnë njëri-tjetrit për t’u bërë bashkë në një event të madh, që siç e zbulojnë vetë ata, po organizohet enkas për të rinjtë nga mosha 18 deri në 25 vjeç, në datën 8 Shkurt, në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

Në çdo komunikim, të gjithë po përdorin një fjalë kyç - JUTH. Po flasin për një risi, sic është përfitimi i biletës falas, nëpërmjet shkarkimit të aplikacionit Juth.

Thirrjet janë të qarta: “JUTH is for us”; “Bëhu JUTH! Shkarko tani aplikacionin JUTH në App Store ose Play Store për t’u bërë pjesë e këtij eventi në Pallatin e Kongreseve”; “Grab your ticket, rrëmbe biletën tënde dhe shijo eventin më cool dedikuar të rinjve”; “Party to the moon and back… ndryshe nga e zakonshmja. Mos e humb eventin më të madh në Shqipëri”; “Mos u vono se vetëm 5000 të parët do të mund të hyjnë! Rezervo biletën free e bëhu pjesë me 8 shkurt”; “Hyr në Juth_alb në Instagram dhe në Facebook e mëso më shumë për platformën”…

Nëse klikon në faqen Juth_al në instragram dhe në Facebook, loja me fjalët kyçe bëhet edhe më misterioze: “Something new is born”, “Coming soon”; “Festë e paparëëëë! 8 Shkurt, 21:00! Pallati i Kongreseve. Shkarko aplikacionin për të rezervuar biletën tënde…FALAS”…

Asgjë më shumë se kaq nuk thuhet për të zbuluar se çfarë është JUTH, çfarë është ky event kaq i paparë e i madh që do të organizohet në 8 shkurt, në orën 21.00 në Pallatin e Kongreseve. Duhet të vazhdojmë të lexojmë kodet e të rinjve si në kriptekset e “Kodit të Da Vinçit”, për të kuptuar më shumë. Lum kush është mbi 18 vjeç e nën 25 vjeç, që të mund të marrë biletën, e ta shijojë vetë këtë festën e paparëëë.

MOS I HUMBISNI