Demi Lovato nuk është më në Twitter pasi vendosi ta mbyllte llogarinë. Pas disa postimesh në lidhje me arrestimin e reperit 21 Savage, ndjekësit shpërthyen kundër saj duke e cilësuar të gjithën një “shaka pa kripë”.
21 Savage u arrestua nga policia në SH.B.A pasi thuhet se i ka skaduar viza e qëndrimit që në 2006-n. Reperi me kombësi angleze është në paraburgim dhe po bëhen gati procedurat e largimit nga Amerika, sipas burimeve të TMZ.
“Meme-t për 21 Savage janë të pjesa ime e preferuar e Super Bowl,” shkroi Demi, pa e ditur se do të shkaktonte një reagim të ashpër.
Më pas, ajo reagoi duke shkruar: “Sa për informacion, po qesh me këto gjëra, jo me fakin që dikush do të deportohet.”
Megjithatë kjo nuk mjaftoi dhe Demi iu drejtua Instagram-it për të sqaruar edhe njëherë situatën.
“Nuk po qeshja me faktin që dikush po deportohej. E di që nuk është shaka...nuk kam qëshur KURRË me diçka të tillë. Postova një meme ku shfaqej ai duke shkruar me një pendë. Më vjen keq nëse kam ofenduar dikë,” tha fillimisht për të cekur më pas edhe problemin me varësinë ndaj drogës, të cilën normalisht dikush, disa, shumë ndoshta gjetën rastin t’ia kujtonin. “Por nuk justifikohet që të qeshësh me varësinë e dikujt. Lëreni mënjanë mbidozën e tyre.”
Ndërkohë në Twitter:
demi lovato trying to exist without offending yall pic.twitter.com/CDzZCDQvIa
— seren (@seweniti) February 4, 2019
Demi Lovato: *breathes*
— Rad Thibodaykkkss (@DoperThanSourD) February 4, 2019
The TL: pic.twitter.com/Tm7etwmGMX