7 adoleshentë të modhës 14-16 vjeç akuzohen se kanë përdhunuar një vajzë 13-vjeçare në Kavajë. Disa nga detajet e zbuluara deri tani vijojnë kështu:
Sipas Newsbomb.al, vajza ka qenë në një marrëdhënie me një 14-vjeçar, një prej djemve të grupit. Me rastin e ditëlindjes së tij, ai i ka kërkuar të miturës të kryejnë marrëdhënie seksuale, por ajo ka refuzuar. Ai ka reaguar duke bërë si i mërzitur, gjë që ka ndikuar që 13-vjeçarja të pranojë.
Thuhet se marrëdhënia seksuale ka ndodhur në një magazinë të familjes se 14-vjeçarit, ndërsa një shok i tij i ka filmuar. Kjo video ka shërbyer si një mjet për të kërcënuar të miturën.
Adoleshentët i bënin presion se do t’i nxirrnin videon. Kësisoj, ajo është abuzuar seksualisht nga tetori i 2018-s deri në fund të janarit të këtij vitit.
Ngjarja e rëndë është zbuluar rastësisht nga sanitarja e shkollës, e cila ka njoftuar menjëherë mësuesen kujdestare dhe drejtoreshën. Një javë më vonë, prindërit kanë bërë kallëzimin në polici dhe çështja i ka kaluar më pas Prokurorisë së Durrësit.
Babai i të miturës ka deklaruar ndërkohë për Top Channel se është duke u përgatitur që ta dërgojë vajzën në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Gjykata ka vendosur t’i lërë në burg adoleshentët e arrestuar.