Piktori që mashtroi me mijëra njerëz, i infiltruar i emisionit të njohur në Vizion Plus?

 Read in English

Historia e të riut Edlir Reka që mashtroi me mijëra njerëz vazhdon. Së fundmi, thuhet se e gjithë loja e tij ka qenë një eksperiment për të vërtetuar sa përtokë është gazetaria shqiptare.

Pasditen e 25 janarit, Rudina Magjistari ftoi në studion e saj Edlir Rekën, një figurë jo fort e panjohur për publikun e gjerë. 21-vjeçari nga Berati ishte ftuar në disa studio televizive (përfshirë “Ftesë në 5”) si dhe ishte intervistuar nga disa gazeta të ndryshme (si Gazeta Shqiptare) ku foli rreth eksperiencës së tij në një ekspozitë të mbajtur në Rusi, sipas të cilit piktura i rezultoi fituese dhe madje u var në Muzeun e Artit Modern, Moskë. Kudo shkoi, Reka foli rreth ftesës që i erdhi nga kryetari i bashkisë së Saint Petersburg- ut dhe pikturën fituese që e bëri brenda natës. Por, e gjitha ishte një gënjeshtër, prandaj edhe Reka u riftua sërish tek “Rudina”.

Në një postim të fundit në Instagram, Edliri ndër të tjera shkruan: “Bypass Show në Vizion Plus më sugjeruan që të isha i infiltruari i tyre, duke u treguar të tjerëve nga Instagrami im se isha një artist me famë botërore. Pse mua? Sepse jam piktor dhe aktor dhe isha personi i duhur”. Askush nuk ndau foto/video nga takimi i një viti më parë për ta bërë të besueshme ngjarjen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#Bypassshow - E verteta e nje "mashtrimi" #edlirreka @edlirreka @vizionplustv @bypass.show #vizionplustv #tags #follow #like #share #agimbajko #staytuned

A post shared by © Vizion Plus TV (@vizionplustv) on

Të njëjtën gjë tha edhe moderatori i “ByPass Show”, Agim Bajko.

Më tej Reka shkruan: “Stafi i By Pass e bëri për të treguar sesa përtokë është gazetaria shqiptare. Çfarë më bën mua? Mashtrues! ‘U demaskova’ nga ata që ne si staf i Bypass po demaskonim [...].”

Kur Rudina e riftoi Rekën për t’i dhënë një mundësi për të sqaruar situatën, ai nuk tha asgjë mbi zanafillën e vërtetë të mashtrimit, që paskërka qenë “Bypass Show”, por thjesht u justifikua me komentet në profilin e Rudina Magjistarit. “S’është e lehtë të lexosh tituj të tillë në portale, gazeta, fjalë që do të bënin këdo të ndihej keq. Normalisht vritesh shpirtërisht dhe thua pse më ndodhi mua kjo gjë,” tha në fillim të intervistës.

Reagimi i plotë në Instagram.

Artikuj të ngjashëm