KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2019: Ujori dhe Peshqit

3 Shkurt 2019

Është koha e ditëlindjes dhe shkurti do të jetë shumë më i mirë se janari. Muajin e kaluar ndoshta menduat për një partner gjatë Hënës së plotë më 20 janar dhe nëse ditëlindja ju bie afër asaj datë, mund të keni marrë lajme që nuk i prisni. Tani, me fillimin e shkurtit, do të ktheni vëmendjen tek nevojat tuaja.

Hëna e re e 4 shkurtit do të jetë miku më i mirë, sepse Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të jetë në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë, pozita e duhur për të realizuar një ëndërr. Hëna e re në muajin e lindjes ju jep aftësinë të zgjidhni se në cilën fushë të jetës dëshironi të drejtoni energjinë. Jupiteri po kalon në shtëpinë e miqësisë, kështu që ka të ngjarë që një mik të jetë i dobishëm për t’ju zgjidhur disa probleme.

Nëse punoni në politikë, jeni shkrimtar, aktor, muzikant ose bloger, këtë vit do ta keni më të lehtë të fitoni përkrahjen e të tjerëve në saj të pranisë së Jupiterit në shtëpinë e njëmbëdhjetë. Është kaq situatë emocionuese!

Mërkuri do të vendoset në prapavijë në muajin e ardhshëm nga 5 marsi deri në 28 mars kështu që duhet t’i shihni gjërat me urgjencë. Nuk do të ishte mirë të merrni vendime nën efektin e Mërkurit në prapavijë.

Koha më e mirë për të marrë vendime, për shembull një kontratë, do të jetë 3, 4, 7 dhe 27 shkurti që do të sigurojnë një marrëveshje me bashkëpunëtorin tuaj. Rezultatet fitimprurëse në sipërmarrje ka shumë gjasa të ndodhin.

Para datës 14 shkurt, do të jeni në gjendje të mendoni pak më shumë për shtëpinë. Marsi do t’ju japë energji për t’u marrë me çështjet e shtëpisë dhe familjes nga 14 shkurti der më 30 mars. 27 shkurti do të jetë një ditë e mrekullueshme për të kontaktuar me njerëzit që keni dëshirë të punoni, sepse Dielli dhe Marsi do të punojnë bashkë për t’ju dhënë një shtysë të madhe.

Hëna e plotë në Virgjëreshë më 19 shkurt do të jetë jashtëzakonisht miqësore dhe do të ndezë shtëpinë e parave. Nëse jeni duke negociuar me dikë, mund të arrini papritur marrëveshje. Saturni do të jetë në anën tuaj për të sjellë qëndrueshmëri në financa. Afërdita gjithashtu do të sjellë fitime të shumta.

Mund të keni shpenzuar më shumë para se zakonisht në fillim të janarit për shkak të shfaqjes së Marsit në Dash, shtëpinë e të ardhurave. Shpenzimet do të pakësohen sapo të kalojë 14 shkurti dhe Marsi të shkojë tek Demi. Si përfundim, Marsi në Dash do t’ju bëjë më të sigurt dhe më të motivuar për të fituar më shumë para. Mendjen e keni aktive, megjithëse mund të jetë e vërtetë që jo të gjitha mund të jenë të duhurat për të bërë para. Vendosni se ç’duhet të bëni në fillim.

Peshqit punojnë më mirë kur punojnë vetëm, ndaj merrni kohën tuaj për të ëndërruar, për të nxjerrë shënime dhe për të bërë plane. Nëse jeni duke bërë kërkime për një libër, duke punuar mbi një aplikacion etj – cilido qoftë qëllimi juaj – rezultatet do të jenë të matura dhe pozitive. Jupiteri në shtëpinë e dhjetë të suksesit profesional është duke ndikuar më së miri në karrierë.

Dita më e mirë e muajit për çështjet e karrierës do të jetë 7 shkurti, kur Jupiteri do të vendoset në sektorin e famës dhe nderit. Planifikoni një intervistë, dërgoni një kërkesë diku, bëni një prezantim ose vendosni ç’të doni për të hedhur një hap para në karrierë. Vetëm sigurohuni ta bëni më 7 shkurt.

Muajin e ardhshëm, Mërkuri do të jetë në prapavijë në shenjën tuaj nga 5 deri më 28 mars. Kështu që zgjidhni sa më shumë çështje të rëndësishme tani. Ditët më të mira për iniciativa janë 3, 7 dhe 27 shkurt.

Pjesa më e mirë e muajit do të jetë e duhura për t’iu kthyer projekteve të mëparshme. Nuk është koha më e mirë për të filluar nisma të reja, por një projekti të mëparshëm mund t’i ktheheni dhe nuk do të hasni ndonjë pengesë.

12 shkurti do të sjellë një surprizë financiare, por për shkak se Urani është i paparashikueshëm, nuk dihet mesiguri se në ç’mënyrë do të shkojnë gjërat. Është e mundur që të merrni lajme të mira, por me Uranin nuk i dihet. Le të mendojmë pozitivisht!

Hëna e plotë në Virgjëreshë më 19 shkurt ka të ngjarë të shënojë një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet e ngushta. Për shumicën e njerëzve, një Hënë e plotë në shtëpinë e shtatë tregon një zhvillim të madh në jetën romantike – mund të fejoheni ose të martoheni për shembull. Nëse jeni tashmë të martuar, lajmet nga partneri do të ndikojnë edhe tek ju.

Nëse nuk keni një partner, mund ta përdorni energjinë e Hënës së plotë në biznes.

Koha më romantike e muajit do të jetë fundjava 16-17 shkurtit, e përsosur për një fundjavë “vetëm ne të dy”. Mund të organizoni një festë të vonuar, një ditë pas Shën Valentinit. Afërdita në Bricjap do të jetë në këndin ideal me sundimtarin tuaj, Neptunin. Shkoni në një qytet antik ose qëndroni në një hotel historik. Është kaq hyjnore gjithë situata!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI