Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2019: Shigjetari dhe Bricjapi

Parashikimi i astrologes së njohur për muajin e dytë të vitit.

 Read in English

Mos u habisni nëse shkurti do të mbetet një nga muajt e preferuar të 2019- s në kujtesën tuaj. Hëna e re e 4 shkurtit vjen plot të mira por dhe shumë punë për të arritur aty ku dëshironi. Do të shihni se si oferta të reja do të vijnë drejt jush dhe fatmirësisht Jupiteri është në pozicionin ideal për t’ju tejçuar energji dhe për të shndërruar në të dobishme gjithçka që do t’ju ofrohet. Do të keni shumë email- e, mesazhe në celular dhe telefonata për t’u përgjigjur. Gjithashtu do të merni pjesë në konferenca dhe takime biznesi.

Krejt papritur, pa e menduar e planifikuar dy herë do të niseni për një udhëtim të shkurtër, tepër romantik. Mbajeni mend datën 7 shkurt pasi ç’nuk mund të ndodhë: një takim me një VIP, nënshkrimi i një kontrate më rëndësi etj. Sikur të mos mjaftonte kjo, mbrëmjen e 8 shkurtit parapërgatituni për të shijuar një natë të lumtur dhe të gjallë.

Mund t’ju lindë nevoja për të nënshkruar një kontratë dhe nëse kjo ndodh, nënshkruajeni! Marsi do të shoqërohet me keqkuptime dhe vonesa, ndaj shpejtoni sa jeni në kohë. Por kini parasysh diçka: nëse firmosni në datë 7 do të keni shumë përfitime, nëse firmosni në datë 27 do të rrëmbeni vëmendjen mediatike.

Gjysmën e parë të muajit është mirë ta ruani për anën tuaj kreative, për shkak se më pas, në ditët në vazhdim do të jeni të zënë me drejtues dhe klientë. E keni parasysh, afate, punë që duhen mbaruar në kohë… Po në të njëjtën periudhë (14- 28 shkurt) do të ishte mëse e zgjuar nga ana juaj nëse filloni palestrën apo çfarëdolloj aktiviteti tjetër fizik. Keni kaq shumë punë, sa sporti do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të shkoni të kthjelluar në punë.

Lajmin e madh, që do të ndryshojë rrjedhën e jetës suaj përsa i përket aspektit profesional do ta merrni më 19 shkurt. Ngazëllimi do të jetë i papërshkrueshëm për ju- Do të keni kaq shumë gjëra për t’i bërë me dijeni!

Shkurt, si shkurti vetë bëhuni gati për më shumë para, publicitet dhe të tjera të mira.

Me të ardhur 3 shkurti, Afërdita do të futet në Bricjap për herë të parë pas më shumë se një viti, gjë që nënkupton gëzim dhe ngjarje festive. Përpiquni të dilni sa më shumë të mundeni pasi e mira s’do ngurojë të vijë drejt jush. Mund të njihni dikë të ri, që në fakt duket shumë më i pjekur për moshën e tij/saj, por që nga ana tjetër ka një diferencë të madhe me moshën tuaj. Megjithatë një shkëndijë do të ndjehet mes jush, ndaj nëse jeni beqarë/e vazhdoni!

Patët një vit të ashpër përgjatë 2018- s, për shkak se Saturni hyri në shenjën tuaj dhe pritet të qëndrojë deri në dhjetor të 2020- s. Kështu keni mësuar se si të jetoni me një planet kaq të vështirë, por dijeni se ka ardhur koha të mendoni për më gjatë dhe të ndërtoni disa themele të forta së paku për tre dekadat në vazhdim.

Shkurti do t’ju gëzojë në shumë aspekte, por dhe ju duhet të bëni tuajën. Është momenti të kërkoni një ngritje në detyrë, të synoni një pozicion të ri dhe nëse jeni të interesuar për të bërë sa më shumë para, të veproni tani! Të gjitha këto mund t’i bëni në ditën e favorshme të 7 shkurtit por kini parasysh diçka: është me rëndësi që të gëzoni mbështetjen e dikujt me post të rëndësishëm!

Nga data 14- 28 shkurt jeta juaj shoqërore do të shkëlqejë dhe ju do të jeni ylli i çdo vendi, tubimi apo mbrëmjeje. Nuk do të mungojnë udhëtimet dhe romanca në jetën tuaj, madje më mirë akoma, që të dyja do të bëhen bashkë duke iu ofruar një arratisje të ëmbël me njeriun e zemrëns.

Nëse udhëtimi do të ndodhë për arsye pune, përsëri lajmet janë pozitive. Ndaj pëpiquni ta shfrytëzoni këtë periudhë të favorhme për të publikuar sa më shumë punë, të ciave nuk do t’u mungojë duartrokitja dhe vëmendja maksimale.

Duket se këtë muaj do të bëni një shumë të konsiderueshme parash, ndoshta nga projektet e lartpërmendura. Shijoni gjithçka në maksimum!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Artikuj të ngjashëm