Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2019: Luani dhe Virgjëresha

Parashikimi i astrologes së njohur për muajin e dytë të vitit.

 Read in English

Janari mund të ketë qenë një muaj stresues, por shkurti do të jetë ndryshe. Marsi do të shtrihet në orbitën e Uranit dhe ndoshta ju frymëzon që të bëni një udhëtim spontan në një vend të largët. Gjërat do të shkojnë mirë pasi Jupiteri (planeti i fatit të mirë) do të jetë në këndin ideal të Uranit dhe Marsit. Jupiteri po kalon nëpër shtëpinë tuaj të pestë duke drejtuar romancën dhe kreativitetin. Kështu që udhëtimi mund të jetë një largim spontan për të shijuaj kohën me të partnerin ose për të biseduar në lidhje me një projekt kreativ. Sido që të jetë, prisni rezultate pozitive.

Hëra e Re e 4 shkurtit do të ndezë shtëpinë e shtatë të martesës. Kohët e fundit kemi parë Hënat e Reja me një pikëpamje të përzierë, por kjo e fundit do të punojë shumë për ju. Këtë muaj, është e qartë që universi dëshiron t’ju shohë të lumtur emocionalisht. Nëse jeni në fillim të një lidhjeje serioze dhe jeni të sigurt për dashurinë, atëherë mund të angazhoheni më shumë në ditët në vijim – ndoshta për ditën e Shën Valentinit. Dielli është dëshmitar se marrëdhënia po shkon jashtëzakonisht mirë, pavarësisht nga eklipsi i Hënës së plotë më 20 janar, që mund t’ju ketë tronditur nëse jeni një Luan i lindur në korrik.

Kini parasysh se një Hënë e Re do të jetë në shtëpinë e shtatë për që do të thotë se është një mundësi e mirë për të njohur një partner romantik ose biznesi. Nëse jeni të martuar, kjo Hënë e Re do t’ju ndihmojë të gjeni mënyra për të qëndruar më afër me njëri-tjetrin.

Nëse nuk jeni gati të martoheni, mund ta drejtoni gjithë këtë energji në fushën e karrierës, punës, duke takuar një bashkëpunëtor i ri: si avokat, kontabilist, partner biznesi, publicist, agjent, menaxher, partner në shkrim etj. Nëse në jetën personale po planifikoni një martesë, tani është koha e duhur për të punësuar një projektues dasmash. Marrëdhëniet do të shkëlqejnë këtë muaj dhe do të jenë mënyra e duhur për një progres të dukshëm.

Tani le të flasim pak për karrierën. Marsi do të kalojë përmes Demit nga 14 shkurti deri më 30 mars dhe gjatë gjithë kësaj kohë do t’ju bëjë më të vëmendshëm. Kjo është periudha më e mirë e vitit 2019 për të ecur përpara me vendosmëri dhe mund të bëni emër për veten tuaj. Marsi është planet shumë energjik që do t’ju japë motivimin dhe zgjuarsinë për të kapërcyer ndonjë pengesë. Marsi nuk ka qenë në shtëpinë tuaj të dhjetë për aspektin profesional për dy vite dhe tani që Marsi është atje, do të paralajmërojë fillimin e një cikli të ri dyvjeçar në karrierë. Merreni këtë periudhë shumë seriozisht. Rrallë keni patur një shans të mirë për të realizuar një ëndërr profesionale, i dashur Luan.

Afërsia me dashurinë tuaj të vetme do të arrijë kulmin më 7 shkurt kur Jupiteri do të arrijë te Dielli. Dita e Shën Valentinin është e mirëpritur, por 7 shkurti do të shkëlqejë.

Nëse nuk jeni në lidhje, mund të merreni me shumë punë kreative më 7 shkurt. Nëse jeni shkrimtar, mund të bëni një punë të shkëlqyeshme me redaktorin tuaj, një partner në shkrimtari ose të shfaqni anën tuaj më të mirë me ndihmën e një eksperti arti.

Hëna e plotë e 19 shkurtit te Virgjëresha do të sjellë një çështje finaciare në vëmendje – mund të pranoni pagën e një pune të e. Nëse jeni duke u përpjekur për një pozicion të ri në anën profesionale, bisedimet do të kulmojnë shumë shpejt. Duket e mundur që të fitoni një punë të re ose një pagë bujare.

Vendosni një yll në datën 27 shkurt, një ditë e mrekullueshme kur vjen puna tek paratë.

Ky është një muaj i mbushur me detyra të reja që po hyjnë dhe do të ndiheni të kënaqur që do të merreni në konsideratë për projekte të tilla interesante dhe të sofistikuara që premtojnë t’ju çojnë përpara. Gradualisht do të fitoni një përvojë në një fushë të re. Hëna e Re në Ujor do t’i vërë gjërat në lëvizje për dhjetë ditët që do të pasojnë pas datës 4 shkurt.

Kjo do të jetë një Hënë e Re në sektorin e gjashtë, prandaj do të kuptoni se nuk është koha e duhur për të gjetur një pozicion të ri prestigjioz. Do të ishte më mirë që t’ia besonit hapat e rinj në karrierë Hënës së Re të fillimit të qershorit. Nëse nuk jeni të kanaqur me punën që keni tani, mund të gjeni një tjetër në të njëjtin nivel ose një që t’ju përshtatet.

Keni kaluar një kohë me shpenzime të larta në janar. Gjërat janë duke u përmirësuar dhe për shumë muaj nuk do të keni më shpenzime të tilla.

Në gjysmën e dytë të shkurtit, Marsi do të jenë në Dem, një vend më i lumtur ku Marsi do të ndezë shtëpinë tuaj të nëntë të udhëtimit dhe studimit. Kështu do të keni më shumë dëshirë për të zgjeruar dijet. Mund të dëshironi që të diplomoheni ose të bëni kërkime mbi një libër të ri. Nga ana tjetër, mund të keni dëshirë të udhëtoni në një vend të huaj për të fituar sa më shumë njohuri kulturore. Secila prej këtyre opsioneve do t’ju freskojë dhe do t’ju japë aventurën që kërkoni, prandaj zgjidhni mundësinë që ju pëlqen më së shumti.

Nëse keni menduar për një çështje emigracione, si viza apo pasaporta, Marsi në Dem, nga 14 shkurti deri në 30 mars, do të jetë një bekim. Mund të dëgjoi lajme të mira këtë muaj ose në muajt e ardhshëm.

Nëse punoni në industrinë e komunikimit, për shëmbull redaktor, shkrimtar, studiues, përkthyer, zhvillues aplikacionet etj do të jeni shumë të zënë në javët e ardhshme duke bërë disa nga punët më të mira ndonjëherë.

Do të punoni në një mënyrë bashkëpunuese, sepse Mërkuri – sundimtari juaj – do të bashkohet me Diellin në sektorin e partneritetit. Pjesa më e madhe e punëve do të bëhen prapa skenave, por kjo duket se është një situatë që ju përshtatet. Do të jeni në gjendje të punoni në heshtje, pa pengesa, pa kritika.

Hëna e olotë e 19 shkurtit në shenjën tuaj do t’ju vërë në qendër të vëmendjes. Do të nisni të konsideroni të ardhmen në lidhje me një marrëdhënie të ngushtë. Si një Virgjëreshë, gjithmonë vendosni nevojat e të tjerëve në vend të parë, por tani mund të vendosni tuajat si më të rëndësishme dhe me të drejtë. Për shembull mund të fejoheni, të martoheni gjatë kësaj jave, plus minus katë ditë. Kini parasysh fundjavën e 16-17 shkurtit pasi do të jetë shumë romantike, për shkak të veprimit të Afërditës dhe Neptunit.

Kjo do të thotë se do të përfshiheni nga surpriza dhe të qeshura dhe pse jo, një udhëtim dhe dhurata financiare ose të vlefshme. Nëse keni nevjë për një plan sesi të bëni më shumë para, mos u shqetësoni pasi do të shfaqet.

Afërdita do të lidhet me Saturnin dhe nëse jeni single dhe po dilni me dikë, do të vini re që ka një diferencë midis jush. Megjithëse duket se kjo s’ka rëndësi për ju dhe partnerin. Nëse jeni të martuar, bashkëshorti/ja do të jetë pika qëndore.

Muaji do të mbyllet me një atmosferë të bukur më 27 shkurt, kur Dielli dhe Marsi do të jenë në harmoni. Udhëtimet në këtë ditë do të ishin fantastike, qoftë për qejf ose për punë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Artikuj të ngjashëm