Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Parashikimi i astrologes së njohur për muajin e dytë të vitit.

 Read in English

Shkurti do të jetë një muaj fantastik për ju. Hëna e re e 4 shkurti do të jetë ndër më të mirat, do t’ju ndriçojë e hapë mendjen. Mund të fokusoheni në një prej fushave në vijim: udhëtime të gjata, njerëz dhe vende të huaja, marrëdhënie ndërkombëtare, import-eksport ideshë, të mira dhe shërbime, emigracion, ose çështje akademike. Mund të siguroni një punë në shtyp, transmetim ose diku online, që do të shkojë mirë.

Do të keni shumë vetëbesim dhe do të keni guxim të ndërmerrni rreziqe të mëdha. Jeni lodhur duke jetuar me frikën nga pasojat, duke u menduar për çdo veprim. Është momenti të përqafoni jetën dhe të ecni para me besim. Kjo hënë e e do të jetë një ajër i freskët për ju.

Jupiteri, planeti i fatit të mirë, do t’ju sjellë lumturi dhe fitim. Partneri juaj në jetë ose partneri juaj në biznes do t’ju propozojë një mundësi të shkëlqyer këtë muaj, kjo s’ka dyshim. Jupiteri do të mbështesë Mërkurin dhe do t’ju lejojë të arrini qëllimet tuaja pa u munduar si më parë.

7 dhe 9 shkurti janë ditë shumë të veçanta për jetën tuaj profesionale. Nëse duhet të firmosni një kontratë, firmoseni ato ditë. Shtojmë edhe 3 shkurtin, meqë Marsi dhe Jupiteri ndërveprojnë me njëri-tjetrin.

Gjërat e rëndësishme mbarojini në fillim të muajit, pasi do të ngarkoheni shumë. Nëse jeni aktor, autor, muzikant ose politikan, fansat tuaj do të jenë më entuziastë se kurrë në këtë periudhë. Më tej, Marsi do të punojë me Jupiterin për t’ju sjellë harmoni dhe përfitime financiare.

Nga 14 shkurti derimë 30 mars, do të kaloni një periudhë hibernimi. Ndoshta do të studioni në vetmi projektin tuaj të radhës ose ndoshta thjesht doni të pushoni. Marsi do të jetë i qetë, Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 5 der më 28 mars. Nëse keni një problem mjekësor, kujdesuni për të pjesën e dytë të shkurtit.

Hëna e plotë e 19 shkurtit do të shkaktojë kulminimin e një çështjeje pronësie. Mund të blini, shisni, merrni/jepni me qira një pronë. Përfundimi do të jetë i lumtur.

Nëse s’e keni mendjen te pronat, atëherë mund të jeni të shqetësuar për familjen. Ndoshta një prind mund të shpërngulet ose një prej fëmijëve tuaj. Nëse duhet të vendosni në vend të nënës ose babait tuaj, vendosni gjatë hënës së plotë. Të gjithë do të mbeten të kënaqur.

27 shkurti është dita perfekte për ta kaluar me një mik, duke ngrënë ushqim të mirë.

Në fillim të shkurtit, do të mendoni thellësisht për realizimin e synimeve tuaja profesionale. Marsi do të ndriçojë shptëinë tuaj të dhjetë të ndereve dhe çmimeve, kështu që mund të realizoni ç’keni ndërmend javët e para të shkurtit.

Hëna e re e 4 shkurti do t’ju sjellë në duar sasi të majme parash. Urani do të jetë në një vijë me Diellin që do të thotë se paratë do të gjejnë një derë për të hyrë në jetën tuaj, në mënyrë të papritur. Qëndroni optimistë.

Punët do të shkojnë mbarë veçanërisht me një klient jashtë shtetit më 7 shkurt, diçka tjetër që sinjalizon edhe më shumë para për ju.

Nga 14 shkurti deri më 30 mars do të zbusni fokusin te karrierë dhe do t’i përkushtoheni jetës shoqërore. Do t’ju duhet të shoqëroheni me më shumë klientë që t’u prezantoni propozimet tuaja në fytyrë. Mos dërgoni thjesht një email me idetë tuaja. Prezantojeni drejtpërdrejtë, tregohuni të ngrohtë, tregohuni personalë.

Marsi në Dem do t’ju lejojë të kaloni më shumë kohë me miqtë dhe të shkoni në evente argëtuese. Organizoni një darkë, një vizitë në muze, ekspozitë, teatër a balet. Do t’ju shijojë shumë mungesa e tensionit nga fillimi i muajit. 27 shkurti është dita perfekte për të takuar shoqërinë.

Hëna e plotë e 19 shkurtit do të ndriçojë shtëpinë tuaj të komunikimit, prandaj bëhuni gati të finalizoni një marrëveshje. Shfrytëzojeni këtë hënë pasi Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 5 deri 28 marsi. Në atë periudhë do të jetë e vështirë të bini dakord. Në mars, klientët, blerësit dhe shitësit do të ndryshojnë mendje disa herë, pa asnjë arsye. Ky është një muaj produktiv. Përdoreni.

Ndoshta keni nevojë për një udhëtim jashtë qytetit për pak ajër të freskët dhe kohë për të pastruar mendimet. Do të shkoni mirë me partnerin, s’keni pse niseni vetëm. Mund të argëtoheni bashkë.

Në aspektin romantik, Afërdita do të zbusë dhe gëzojë lidhjet tuaja, qofshin romantike, qofshin profesionale. Sidoqoftë, ditën e Shën Valentinit, partneri juaj mund të jetë duke kaluar një situatë të vështirë dhe mund të ketë keqkuptime mes jush. Kini durim.

16-17 shkurti janë ditë tejet romantike.

Artikuj të ngjashëm