KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Stormi feston ditëlindjen e parë! Kylie i dedikon fjalët më të ëmbla

1 Shkurt 2019

Sot, Stormi Webster feston ditëlindjen e parë dhe nëse s’ju interesonte më parë, tani do të ndryshoni mendje. Kylie Jenner sapo postoi dhjetëra foto të papublikuara më parë të vogëlushes.

Në përshkrimin e fotove, Kylie shkruan, “fati më bekoi me një fëmijë kaq të ëmbël, të zgjuar e të lumtur. Edhe në ëndrra s’të imagjinoja dot të këtillë, Storm. Do të doja të rrije e vogël përgjithnjë dhe të të mbroja buzëqeshjen ngjitëse. E di që s’do të mbash mend gjë nga viti yt i parë i jetës, por lutem që të mos harrosh kurrë të ndash me të tjerët gëzimin dhe harenë tënde. Dashuria ime për ty rritet mijëra herë çdo minutë. Çdo ditë me ty është dita më e bukur e jetës sime. Gëzuar ditëlindjen engjëlli im në tokë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Dhe ja ku janë fotot, që do të ndezin orën biologjike brenda jush.

Dhe ja një video.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Dedikimi i Kylie-t s’është as i pari, as i fundit. Tezja de facto e Stormit, Jordyn Woods, postoi disa foto po njësoj të adhurueshme. “Storm! Ti më bën të lumtur kurdoherë. Je drita e diellit në çdo ditë, s’ka një moment të mërzitshëm me ty pranë. Mezi pres të të shoh të rritesh e lulëzosh si vajzë e zgjuar që je. Tezja Jordy të do, zemër. Gëzuar ditëlindjen e parë yll rroku. Dhe kur them yll rroku, e them sinqerisht. Kjo vajzë ka ritëm,” shkruan ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HEIR JORDYN (@jordynwoods) on

Babai i Stormit, Travis Scott, tha disa fjalë gjithashtu: “Gëzuar ditëlindjen bebushes sime. S’më besohet që mbushi një vjeçe.”

Gëzuar ditëlindjen Stormi!

MOS I HUMBISNI