KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Red Carpet

Dua Lipa guxon me veshjen

1 Shkurt 2019

Dua Lipa ishte e pranishme dje në premierën e filmit “Alita Battle Angel” në Londër. Në rast se nuk jeni përditësuar, Dua këndon kolonën zanore të filmit, “Swan Song”.

E shoqëruar nga i dashuri, Isaac Carew, këngëtarja mrekulloi tapetin e kuq me pamjen e saj.

Dua qëndron hera-herës në ujrat e veshjeve ekstravagante, pa “i lagur shumë këmbët”. Megjithëse këtë herë qe ndryshe, siç mund ta shihni:

Veshja nga Armani Privé, e kombinuar me një palë këpucë Jimmy Choo, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Përsa i përket grimit, u vu në zbatim “parimi i kompesimit”: nëse thekson buzët, mos guxo shumë me tonet tek sytë”.

Fabula e “Alita Battle Angel” vendoset disa shekuj para në të ardhmen, ku ajo gjendet e braktisur nën gërmadhat e një qyteti të hekurt nga Ido, një kompjuter kibernetik që zotohet ta ndihmojë Alita-n. Pasi zgjohet, ajo nuk mban mend asgjë nga e kaluara misterioze.

"Alita Battle Angel", në kinema më 14 shkurt.

MOS I HUMBISNI