Kaq dinamike sa ka qenë e gjithë marrëdhënia e tyre, s’do të habiteshim aspak nëse krejt papritur mësojmë se Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani janë martuar.
Në fakt, mendja tek martesa nuk na shkoi nga hiçi. Këtë javë, të intervistuar nga Thumb, ka qenë vetë Alfio ai që i është përgjigjur pyetjes se kur do të kemi dasmë pa hezituar fare.
“Në 2020-ën mbase!”-dëgjohet të thotë ai në videon që Aulona Musta ka postuar pak orë më parë në llogarinë e saj të Instagram-it.
Ndryshe nga Alfio që dha një përgjigje konkrete, të njëjtës pyetje Fatma iu përgjigj:
“Tani ti po më pyet, a do të bëhet burri yt? Çdo gjë është me pikëpytje!”