Gjatë këtyre ditëve, një numër i madh njerëzit janë prekur nga gripi sezonal, ku në Maqedoni pesë persona kanë ndërruar. Pritet që edhe në vendin tonë të rritet numri i të prekurve me grip, ndaj në vijim kemi përmbledhur gjithë informacionin e nevojshëm.
Gripi sezonal ?sht? nj? s?mundje infektive q? p?rhapet nga njëri person tek tjetri n?p?rmjet koll?s, teshtim?s dhe kontakteve t? ngushta.
Simptomat e gripit fillojn? papritur dhe mund t? zgjasin nga disa dit? deri n? disa jav?. Ato më të zakonshmet janë: temperatur?, ethe, koll?, lodhje, dhimbje fyti, dhimbje koke dhe muskujsh.
Gripi sezonal mund të ketë pasoja serioze nëse vuani nga: obeziteti ekstrem, sëmundje kronike të mëlçisë, probleme të sistemit imunitar, sëmundje kardiake, diabeti etj.
Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është vaksinimi i përvitshëm pasi ul rrezikun për t’u prekur nga gripi dhe të tjera sëmundje serioze që kërkojnë ndihmë të specializuar mjekësore.
Përveç vaksinimit, masa të tjera janë trajtimi me barna antivirale të rekomanduara nga mjeku, ose nëpërmjet zgjidhjeve alternative si çajra dhe lëngje. Theksojmë se këto të fundit kanë efekt shërues dhe jo parandalues.
Nëse prekeni nga gripi, duhet të:
-të qëndroni në shtëpi, larg kontakteve me njerëz për të parandaluar epideminë;
-pushoni dhe pini shumë lëngje;
-lani duart me sapun pasi kolliteni/tështini;
-merrni mjaftueshëm vitaminë C.
Vitamina C është e njohur për efektet e dobishme në lehtësimin e simptomave të gripit dhe ftohjes (lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C).
Hani mëngjes të bollshëm me energji, proteina dhe karbohidrate. Përdorni perime si selino, koper, karota, speca, brokoli, kungull i zierë etj. Shmangni totalisht ushqimet e konservuara. Një çaj i ngrohtë me limon bën punë gjithashtu.
Shembuj të tjerë:
- Supë pule: siguron lëngjet e nevojshme për të ndihmuar në luftën kundër viruseve;
- Agrumet: vitamina C është një antioksidant që ndihmon në forcimin e imunitetit;
- Xhenxhefil: përmban substanca të quajtura sesquiterpenes që luftojnë viruset dhe pakësojnë kollën;
- Mjalti: është i aftë të luftojë mikrobet, bakteret dhe kërpudhat dhe në të njëjtën kohë qetëson zonën e irrituar të fytit;
- Vera e kuqe: resveratroli dhe polifenolet e gjendura me shumicë tek vera e kuqe parandalojnë shumimin e viruseve që kanë hyrë në organizëm;
- Kërpudha: janë të pasura me vitaminë D, prodhojnë cytokine – një proteinë qelizore që ndihmon në luftimin e infeksioneve;
- Ushqime të pasura me zink: djathi, thjerrëzat, veza, arrat, gruri etj.
Shërim të shpejtë! ¯\_(?)_/¯
Burimi: Instituti i Shëndetit Publik dhe Shëndeti.com