TV Mania

Më në fund, zbulohet kur fillon ‘E Diell’

28 Janar 2019

Më në fund, zbulohet kur fillon ‘E Diell’

“E Diell” përflitet prej muajsh të tërë. Madje, pritej të niste transmetimin në fund të tetorit. Pastaj u shty për në fund të janarit. Pas ndryshimesh, shtimesh, problemesh, më në fund, “E Diell” rikthehet në Top Channel.

Përmes një videoje promovuese ku vihet re gjithë trupa e moderatorëve dhe jo vetëm, Top Channel njofton se emisioni nis të dielën e 3 shkurtit, në 15:15. Në video, Fjoralba Ponari këndon një këngë që i fton të gjithë të shohin emisionin, ndërsa pjesa tjetër e stafit u bie instrumentave imagjinarë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@ediell_topchannel të dielën ora 15:15 në @topchannelalbania! #topchannel #ediell

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

“E Diell” do të moderohet nga Fjoralba Ponari, Nevina Shtylla, Edi Manushi, Xhilda Luzi. Gentjana Pepa, Ervin Kurti, Flori Gjini, Enea Malaj dhe Einxhel Shkira.