KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Kinema & TV

Për herë të parë, Lady Gaga dhe Bradley Cooper performojnë live ‘Shallow’

28 Janar 2019

Me kostume dhe performanca që ndryshonin nga një moment në tjetrin, fansat ndoshta menduan se shfaqja ENIGMA e Lady Gaga-s në rezidencën e saj në Las Vegas nuk mund të shkaktonte më shumë emocione se aq, por ja që jo. Të shtunën në mbrëmje, yjet e “A Star Is Born” performuan bashkë live në skenë “Shallow”.

Në fans arriti të filmonte momentin emocionues dhe videoja po bën tani xhiron e rrjetit. Fill pasi Gaga ftoi në skenë Bradley-n, publiku shpërtheu në brohorima dhe jo më kot.

🎵We're far from the shallow now🎵

“A Star Is Born” pati premierën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia më 31 gusht 2018. Ai u zgjodh nga Bordi Ndërkombëtar i Shqyrtimit dhe Instituti Amerikan i Filmit si një nga dhjetë filmat më të mirë të vitit 2018. U nominua 5 herë në Golden Globe Awards duke fituar çmimin “Kënga origjinale më e mirë”. Në ceremoninë e këtij viti të çmimeve Oscars, “A Stars Is Born” u nominua 8 herë, përfshirë këtu “Aktorin më të mirë” (Cooper), “Aktoren më të mirë” (Gaga), “Aktori më i mirë në rol joprotagonist” (Elliott), “Kënga më e mirë” (Shallow) etj.

Me regji nga Bradley Cooper, “A Star Is Born” ka protagonistë vetë Bradley Cooper dhe Lady Gaga. Fabul rrotullohet rreth një muzikanti që ndihmon një këngëtare të re drejt famës. Ndërkohë, karriera e tij shkon në djall si pasojë e moshës, alkoolizmit dhe tinitusit. Shumë e thatë? Prisni.

Jackson Maine (Bradley Cooper) zbulon dhe bie në dashuri me artisten e vuajtur, Ally (Lady Gaga). Ally ka hequr dorë ngë ëndrat. E thyer, ajo s’shpreson më të bëhet dikushi falë zërit dhe talentit. Deri kur Jackson Maine e shtyn drejt skenës së madhe. Teksa karriera e Ally-t ngrihet gjithnjë e më lart, marrëdhënia personale mes saj dhe Jackson, zhytet poshtë e më poshtë. Ndërkohë, Jackson duhet të përballet me demonët e tij, alkoolizmin, plakjen dhe tinitusin. “A Star Is Born” tingëllon si filmat patetikë që shihnim kur ishim të vegjël, që na bënin të ndjenim gjithë ndjenjat, vetëm se është versioni për të rritur.

Nëse nuk e keni parë ende, ç'prisni?

MOS I HUMBISNI