KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Red Carpet

Çfarë veshën yjet në ceremoninë e SAG Awards

28 Janar 2019

Pak orë më parë në Los Angeles, California u mbajt ceremonia e 25-të e  SAG Awards, event i cili mblodhi yjet e televizionit për të vlerësuar performancat më të mira të filmave dhe programet prime time.

Përpos të gjithave, çfarë  tërhoqi vëmendjen tonë ishin padyshim veshjet që VIP-at mbajtën veshur në tapetin e kuq, që në fakt këtë vit u shndërrua në të argjendtë.

Susan Kelechi Watson

Ky fustan është perfekt për rastin. Ngjyra, materiali, prerja dhe kombinimi me bizhuteri minimaliste e bëjnë të duket një mrekulli.

Sandra Oh e veshur me Jenny Packham

Kombinimi i dy materialeve të ndryshme në harmoni perfekte e bën këtë fustanin më glamoroz të mbrëmjes.

Lady Gaga me Dior

E gjitha në të bardhë, Lady Gaga tërhoqi jo pak vëmendje mbrëmjen e shkuar.

Gemma Chan me Oscar de la Renta

Frudat, asimetria dhe ngjyra e bëjnë këtë fustan një vepër arti!

Emily Blunt me Michael Kors

Sa i guximshëm aq edhe i ëmbël! 

Emma Stone me Louis Vuitton

Kush tha që në tapet të kuq nuk shkëlqen me pantallona? Emma Stone sapo na provoi të kundërtën!

MOS I HUMBISNI