Aishwarya Rai, modele dhe aktore indiane, ishte e pranishme në një event promovues të markës së orëve Longines. Ajo zgjodhi një fustan të artë me shkëlqim, mëngë treçerekëshe dhe bel të theksuar, dizenjuar nga Fjolla Nila.
Aishwarya Rai është tejet e suksesshme dhe që kur fitoi Miss World në vitin 1994, është cilësuar shpeshherë si një nga gratë më të bukura në botë.
Fustani i përket koleksionit të vitit 2019 të dizajneres nga Kosova dhe nëse mendonit se i rrinte bukur Aishwarya, shihni i si fle në trup Alesia Nokës.
Kjo është hera e tretë që krijimi i një dizajnereje shqiptare kalon kufijtë dhe hijeshon personazhe të njohur të huaj. Pak ditë më parë, një fustan i Frederika Arti Martesor u përzgjodh për kopertinën e Harper’s Bazaar Vietnam, ndërsa vjet në dhjetor, Alessandra Ambrosio veshi një fustan të Lena Berishës. Gjithashtu, modelja Iskra Lawrence zgjodhi Valdrin Sahitin për festën pas Golden Globes. Këtu gjeni një listë përmbledhëse ku të tjerë yje botërorë janë veshur me krijime shqiptare.