‘Si lindi tërheqja ime seksuale ndaj këmbëve’

 Read in English

"Fetishi im për këmbët nisi në pubertet, nxitur nga një palë çizme deri te kyçi kur isha 14 vjeç. Tani, kur admiroj ndonjë grua, nis gjithnjë nga këmbët. Madje, mund t’i njoh njerëzit vetëm nga këmbët.

Më pëlqejnë këpucët e sheshta: sandalet, shapkat, shapkat me gisht dhe nallanet. Faqet që shesin këpucë online janë burim i mirë për foto këmbësh me sandale të këndshme. Jam gjithashtu fans i madh i artisteve që këndojnë zbathur, si Florence Ëelch dhe Joss Stone. Një kyç i definuar dhe një pulpë e hollë bën punë gjithmonë.

I tregova time shoqeje momentin që e njoha dhe ajo u tregua neutrale. Kur mbeti shtatzënë, zbulova refleksologjinë dhe i pëlqenin masazhet që i bëja në këmbë. Unë dhe gruaja ime nuk kemi kontakt fizik prej vitesh dhe aq më pak seksual. Nuk flasim shumë me njëri-tjetrin.

Disa vite më parë, u njoha online me një grua që i shijonte fetishi im dhe më takoi në tren me një palë shapka me gisht në këmbë. Së fundi, një shok po më lejon t’i bëj masazh në këmbë. S’është tërhequr kurrë seksualisht nga unë, por shpeshherë e zë gjumi kur unë i puth këmbët.

S’ua kam treguar shumë njerëzve sepse nuk e di si do reagojnë. Për fat të mirë, mund të shoh not të sikronizuar, volejboll në plazh dhe xhudo – si dhe mund të ulem në një qendër tregtare e thjesht të kënaqem me këmbët që kalojnë aty pranë – pa rënë shumë në sy."

Shkruar nga një burrë anonim për The Guardian

Artikuj të ngjashëm