Pasditen e djeshme, Rudina Magjistari ftoi në studion e saj të riun Edlir Reka, një figurë jo fort e panjohur për publikun e gjerë. 21- vjeçari nga Berati (i vetëquajtur piktor) është ftuar në disa studio televizive (përfshirë “Ftesë në 5”) si dhe është intervistuar nga disa gazeta të ndryshme (Gazeta Shqiptare) ku ka folur rreth eksperiencës së tij në një ekspozitë të mbajtur në Rusi, sipas të cilit piktura i rezultoi fituese dhe madje është varur në Muzeun e Artit Modern, Moskë. Kudo shkon, Reka flet rreth ftesës që i erdhi nga kryetari i bashkisë së Saint Petersburg- ut dhe pikturën fituese që e bëri brenda natës.
Tani rikthehemi aty ku e lamë. Reka shkoi te Rudina, tregoi gjerë e gjatë historinë e tij spektakolare, u duartrokit, një audiencë e konsiderueshme ndoqi emisionin, mësoi për një të ri që kishte korrur sukses në Rusi, por gjejeni pak çfarë. E gjitha paskësh qenë një gënjeshtër!
Pasi postoi disa foto në Instagram,
View this post on InstagramNe studio me piktorin Edlir Reka, qe synon te behet aktor @edlirreka #Rudina #rtvklan #edlirreka
në profilin e Rudinës erdhën këto komente:
Fill pas tyre, Rudina reagoi përmes 3 Insta Story- ve:
Ndërkohë që ende nuk ka një reagim zyrtar për çështjen në fjalë, le të ndalemi pak te “fajtori” (madje le t’i heqim thonjëzat) i kësaj historie. A nuk është detyrë e stafit të emisionit/ gazetës të verifikojë lajmin, vërtetësinë e asaj çfarë thotë i ftuari (aq më tepër kur është fare pak i njohur dhe përgjegjëisa morale ndaj publikut është shumë më vogël) përpara se ta shpjerë në studio e t’ua servirë shqiptarëve? Është e njëjta metodë punë si në portale, mësimdhënie, le të themi që është kthyer në metodë. Nëse e përcjell një x media apo një x libër ti e merr për të mirëqenë dhe bën të njëjtën gjë, nuk lodhesh shumë, nuk kërkon, nuk ke dyshime dhe as se merr mundimin.
Cili mbeti i dëmtuari në këtë mes? Publiku, kush tjetër!