KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Kinema & TV

Rikthehet një prej filmave më të dashur të viteve 2000!

26 Janar 2019

Pak vëmendje ju lutem: Kanë kaluar 15 vite, por ndërkohë fansat e Amelia Mignonette Grimaldi Thermopolis Renaldo presin për një seri tjetër të “Princess Diaries”. Ëndrrat bëhen realitet!

Në një intervistë me Andy Cohen në “Watch What Happens Live”, një fanse e pyeti Anne Hathaway për serinë e tretë të “Princess Diaries” dhe aktorja i habiti të gjithë duke thënë:

“Ka një skenar për serinë e tretë. Unë dua ta bëj, Julie [Julie Andrews – Queen Clarisse] dëshiron ta bëj. Producentja Debra Martin dëshiron gjithashtu. Thjesht nuk duam ta realizojmë derisa të jemi të sigurt që është perfekt, sepse e duam filmin po aq sa ju. Është shumë e rëndësishme për ne që të mos publikojmë asgjë derisa të jetë gati. Por po punojmë.”

Princesha Mia/Anne nuk tha ndonjë detaj tjetër se kur do të dalë filmi, por shpresojmë sa më parë.

Nuk është hera e parë që flitet për një rikthim të “Princess Diaries”. Në 2016-n, në një intervistë për “People”, regjisori Garry Marshall pranoi se do të ketë një seri të tretë të filmit të famshëm të vitit 2001, por në atë periudhë Hathaway ishte shtatzënë.

MOS I HUMBISNI