Miley Cyrus i hodhi poshtë thashethemet e shtatzënisë në mënyrën më të lezetshme të mundshme, por kjo s’do të thotë që bebushi është larg.
Burime për Us Weekly, bëjnë me dije se ajo dhe Liam Hemsëorth janë lumturisht të martuar dhe duan sa më parë të kenë një familje të madhe bashkë.
“Miley nuk është shtatzënë aktualisht, por po mendon një familje shpejt me të. Miley dhe Liam ndiheshin si të martuar shumë përpara ceremonisë. Ajo është kaq e lumtur me jetën e saj tani.”
Krejt papritur, dyshja vendosi të martohej duke qenë se gjërat mes tyre po funksiononin për mrekulli. Ceremonia u mbajt pak ditë para Krishtlindjeve dhe vetëm pak ditë më parë nisën thashethemet se Miley po pret një fëmijë.