Përmes një postimi të vetëm e fjalëpak, Aurela Gaçe vendosi në qendër të vëmendjes forcën e të qenurit grua, nënë dhe dashurinë e pamatë ndaj gjysheve.
Mbi fotografinë e gjyshes, një grua e fisshme, Gaçe shkruan:
“Shumë i panë sytë e akoma qëndron... gjyshja ime e mirë,e dhimbsur, e fortë... mes varfërisë rriti 11 fëmijë. Dy prej tyre, të rinj, brenda dy vitesh ajo i pa treteshin nga sëmundja e këtij shekulli. Nuk di si e gjen forcën nëna të vahdojë jetën mbasi humb fëmijët.”
Diku, në një cep tjetër të fotos shkruan:
“Zot jepu fuqi nënave që përballen me këtë dhimbje. 3 ditë përpara e vizitova dhe forca e saj më lë pa fjalë.”