KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shendet i Pergjithshem

Bëjini tani: 5 teste të thjeshta për 5 sëmundje të rrezikshme!

22 Janar 2019

Që t’i siguroni vetes një trup dhe mendje të shëndetshme është e rëndësishmë që përpos të tjerave të jeni vigjilentë ndaj çdo sinjali të mundshëm që trupi juaj lëshon me kodin “DIÇKA NUK SHKON”! Më poshtë keni disa ushtrime të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të krijoni një përshtypje të përgjithshme rreth shëndetit tuaj.

Demencë

Për ta bërë ushtrimin e mëposhtëm ju duhet një kohëmatës. Ngrini këmbën lart në mënyrë që pjesa e saj, e cila shtrihet poshtë të pasmeve të jetë paralel me dyshemenë. Nëse arrini të qëndroni në një pozicion të tillë për 20 ose më shumë minuta do të thotë se keni një rrezikshmëri minimale ndaj një paralize të mundshme apo zhvillimit të dementia- s (grup simptomash që prekin aftësitë intelektuale dhe sociale në mënyrë aq të rëndë sa ndërhyjnë në funksionimin e përditshëm të mendjes). Përndyshe, nëse nuk qëndroni dot shumë gjatë mund të keni një problem me enët e gjakut të trurit.

Anemi

Qëndroni përpara pasqyrës dhe uleni qepallën e poshtme në këtë mënyrë. Nëse ngjyra në brendësi është e kuqe, gjithçka është në rregull. Ndërkohë një ngjyrë rozë e lehtë apo edhe verdhë përgjithësisht është sinjalizuese e anemisë. Anemia shkaktohet nga mungesa e hemoglobinës dhe tregon se muskujt apo indet në trup nuk marrin mjaftueshëm oksigjen. Ndaj nëse jeni të zbehtë, lodheni shpejt apo merrni frymë rëndë drejtohuni për te mjeku specialist.

Çrregullim hormonal

Fillimisht duhet që flokët tuaj të jenë të larë dhe të tharë mirë. Merrni një tufë të vogël flokësh dhe tërhiqeni lehtë. Nëse ju mbesin në duar 2-3 fije jeni të shëndetshëm. Në të kundërt nxitoni te mjeku. (Kujdes:Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet. Stresi gjtihashtu është njëri prej tyre.)

Diabet

Për të zhvilluar testimin e mëposhtëm ju nevojitet ndihma e dikujt, i cili duhet të pajiset me një laps me gomë. Shtrihuni dhe personi në fjalë herë duhet t’jua prekë këmbët dhe gishtërinjtë me majën e mprehur dhe herë me gomën. Pa parë, a arrini ta kuptoni se me cilën anë ju preku? Nëse jo, kjo tregon se ndjeshmëria juaj është e ulët, gjë që përgjithësisht nënkupton diabet.

Dëgjim

Qëndroni brenda një dhome sa më të qetë. Afrojini gishtërijtë pranë veshit, pozicionojini njësoj si në foto dhe hapini- mbyllini. E dëgjoni zhurmën? Kështu siç jeni largojeni dorën sa më shumë të mundeni nga veshët dhe përpiquni të kuptoni nëse arrini ende t’i ndjeni tingujt. Nëse po, përgëzime!

MOS I HUMBISNI