Nuk e dimë për ju, por Rita Ora e ndau mendjen ta nisë 2019- n pa ish- a nëpër këmbë. E keni parasysh si funksionon: ai ka numrin tënd, ti mendon se e ke harruar si histori, pastaj një ditë të bukur të merr në celular, të prish ditën e kështu me radhë.
Ndaj, për të hequr qafe Calvin Harris- in:
Rob Kardashian- in:
James Arthur- in:
Tyrone Wood- in:
e kështu me radhë, Rita mori një numër të ri.
“Ndërmora këtë vendim, që për hir të vërtetës më trembi, por e bëra gjithsesi. E kam patur numrin e vjetër për një kohë shumë të gjatë dhe më në fund e ndryshova. Tani jam e tipit: Askush s’më shkruan! Por në fakt ndihem shumë mirë. Ndihem sikur i kam mundësuar vetes një pastrim të madh. Është e çuditshme, por po. Tani kam fuqinë për të sjellë në jetën time energjinë dhe njerëzit që dua. Kurrë më parë nuk kam qenë në një pozitë të tillë dhe në fakt është e hatashme.”
Por pavarësisht ndryshimeve të reja, diçka ende mbetet e njëjtë.
“Mami ma di numrin e ri. Do të tmerrohej po të mos e kishte.”
Meqë çdo vit të ri supozohet ta shoqërojmë me objektiva të reja, Rita e ka një të tillë. Të mësojë makinën.
“Nuk kam patentë. Jam rritur në qytet dhe ne gjithmonë merrnim metronë, ndaj nuk më është dashur të ngas.”