Nuk është e lehtë të gjesh Ujorin duke u nisur nga pamja e tij, pasi ka një përzierje elementësh të një sërë planetesh që ndikojnë, sa fare mirë mund ta gjesh zymtësinë e Ujorit (falë ndikimit të Saturnit) edhe te fytyra e një Bricjapi.
Fytyra: Ujori ka tipare të veçanta në fytyrë. Sytë janë të qeshur, të ndritshëm dhe shprehës. Kanë ballë të lartë, që shpreh nivelin e lartë të intelektit, ndërsa lëkurën e kanë të pastër dhe të mbajtur mirë.
Trupi: Ujorët kanë zakonisht trup të gjatë. Ecja e tyre është e lehtë dhe e hijshme.
Duket sikur janë pjesën më të madhe të kohës të zhytur në mendime, duke qenë se e mbajnë kokën të varur, sikur po mendohen.
Burri/Gruaja
Burri: Krahët e tij janë të gjatë dhe tregojnë që është shtathedhur. Ka veshë të vegjël dhe me shumë gjasë thinjet gjatë moshës së mesme.
Gruaja: Goja e saj është e bukur, e rrumbullakët dhe buzët mishtore.
Këmbët janë të bukura dhe elegante. Fytyra të krijon përshtypjen e një njeriu të sinqertë.
Veçori të tjera: Ujori është një shenjë në kërkim të fisnikërisë. Ndonëse ndonjëherë bëhet shumë formal dhe paksa i ngrysur, është pozitiv në brendësi.
Tingulli i zërit është përgjithësisht i butë. Në të shumtën e rasteve nuk qeshin me zë të lartë, por vetëm me një buzëqeshje.