Edhe pse bota e koktejleve evoluon vazhdimisht vit pas viti, recetë pas recete, disa formula klasike mbeten të preferuarat e pijedashësve. Në botimin e janarit, Drinks International publikoi listën e koktejleve më të preferuar të 2018-s dhe mesa duket, konsumatori mbetet i tërhequr ndaj pijeve të mirënjohura tashmë.
Drinks International pyeti 127 banakierë nga baret më të mira në 38 shtete në gjithë botën për të përpiluar listën e mëposhtme.
5. Manhattan
40% e banakierëve përmendën Manahattan, i cili bëhet me vermut të ëmbël të kuq, uiski kanadez dhe pak biter Angostura. Dekorohet me një qershi maraschino.
4. Daiquiri
Kokteili me bazë rumi mbetet i preferuar edhe këtë vit. Receta klasike liston vetëm rum të bardhë, shërbet dhe lëng limoni.
3. Whiskey Sour
Në vend të tretë për vitin e dytë radhazi, Whiskey Sour bëhet me uiski, lëng limoni, sheqer dhe sipas dëshirës, pak të bardhë veze.
4. Negroni
Në vend të dytë për pesë vite radhazi, Negroni është pija më e shërbyer në 19% të bareve. Ky aperitiv realizohet me pjesë të barabarta xhin, vermut rosso dhe Campari, dekoruar me lëkurë portokalli.
1. Old Fashioned
Kampion për të pestin vit, Old Fashion, klasiku amerikan, përgatitet me një kub sheqeri të tretur në biter Angostura, burbon, pak ujë dhe dekorohet me lëkurë qitroje.