Jackie Kennedy Onassis mbante shumë tituj – ikonë stili, figurë publike, redaktore, grua dhe nënë sa për të përmendur disa – por dorështrënguar ama, s’mund ta quani kurrsesi.
Kur Jackie u martua me manjatin grek Aristotle Onassis në vitin 1968, miliarderi vuri re menjëherë shpenzimet e tepruara të gruas së tij të re. Sipas The Fabulous Bouvier Sisters: The Tragic and Glamorous Lives of Jackie and Lee, ish Zonja e Parë e Sh.B.A.-ve shpenzoi thuajse $1.25 milion (rreth $9 milion sot duke marrë parasysh inflacionin) vetëm për rroba, vetëm vitin e parë të martesës.
Kështu që, vitet e parë të martesës, Onassis vendosi t’i jepte $30,000 në muaj para xhepi. Por sidoqoftë, as aq nuk mjaftonin për të kënaqur shijet e shtrenjta të Jackie-t. Si grua me integritet, nuk i kërkoi bashkëshortit më shumë para, por gjeti një zgjidhje tjetër për të pasur më shumë para dhe veshje në duar. I përdorte paratë për të blerë couture, i vishte një ose dy herë veshjet që blinte dhe më pas i shiste në dyqane të posaçme për rishitjen e mallrave të luksit dhe mbante për vete fitimin.
Gjithashtu, Jackie shiste sende personale në ankand, sende të tipit korniza apo mobilje për fëmijë, dhe përfitimet i mbante për vete me ndihmën e sekretares që Onassis i kishte caktuar.
Morali i historisë: Herës tjetër, kur të vini te ViaAnabel për të shitur një shall marke që s’ju pëlqen, kini parasysh se po ndiqni hapat e Jackie O’.
Burimi: InStyle Magazine