Për kuriozitetin e të gjithëve ju, dita e nesërme (e hënë, 21 janar) konsiderohet si më depresivja e të gjithë vitit. Njerëzit zgjohen krejt të pamotivuar, gjithë stres dhe mungesë dëshire për të vazhduar ditën.
Kështu nëse pas mesnatës, gjithçka nis e shkon ters, ju e dini se kujt t’ja lini fajin. Po përse data 21?
“E hëna blu” konsiderohet e hëna e tretë pas Vitit të Ri, që këtë vit është pikërisht data 21 janar. Përgjatë viteve, sociologë të ndryshëm janë përpjekur të shpjegojne përse e hëna e tretë e një viti është kaq e tmerrshme.
Përgjithësisht faktorët që cilësohen si fajtorët kryesorë janë kushtet klimaterike (qiell i zymtë, ftohtë, reshje shiu/dëbore), borxhet e marra, sfidat e reja, mbarimi i atmosferës festive dhe ideja se muaj të tërë pune të presin në vijim.
Por mos u shqetësoni. Shqetësimi më i madh, 24 orë zgjat. Stresim të mbarë!