Ç'kuptim kanë ëndrrat që sheh?

 Read in English

Gjëja e parë që bëjmë kur zgjohemi në mëngjes është të kujtojmë ëndrrën që pamë një natë më parë. Pastaj marrim në telefon mamin, gjyshen a komshien për t’ja treguar dhe për t’i kërkuar një shpjegim.

Ç’do të thotë kjo ëndërr? Në pamundësi për t’i listuar të gjitha, më poshtë janë kuptimet e disa situatave që njerëzit shohin më shpesh në ëndërr.

1. Ëndërron sikur je duke rënë nga një lartësi

Të rriturit, më shpesh ëndërrojnë sikur janë duke rënë sesa duke fluturuar. Psikologët thonë se një ëndërr e tillë simbolizon frikën nga humbja e kontrrollit. Ti s’po kontrrollon dot një situatë në jetën tënde për shkak të disa ndryshimeve që kanë ndodhur, për të cilat ju nuk ishit gati.

2. Dhëmb i rënë, plagë ose vdekje

Ekspertët thonë se dhëmbi rënë nënkupton shtypjen e zemërimit, kur shtrengojmë nofullat një dhëmb bie.  Shpesh një ëndërr të tillë e shohim edhe kur ndonjë njeri afër nesh është i sëmurë apo duke vdekur. Nëse shihni në ëndërr vdekjen tuaj do të thotë që një pjesë e juaja ka vdekur dhe po qëndron në të pasmen, për t’i hapur rrugë diçkaje të re.

3. Ëndërroni sikur dështoni në një provim apo prezantim

Kjo ndodh zakonisht kur jeni para një testi, por ëndrra të tilla nuk shihen vetëm nga një student. Nënkuptojnë stres. Para se të flinit gjumë ishit të shqetësuar për diçka, prandaj keni parë një ëndërr të tillë.

4. Dikush që ju ndjek

Dikush thotë se njerëzit që kanë frikë të përballen me gjërat apo tentojnë t’i shmangin konfliktet shohin ëndrra të tilla. Vini re çfarë është ajo që ju ndjek.Mund të jetë një njeri tjetër, ose një pjesë e jotja të cilën ti nuk do ta pranosh.

5. Shkatërrimi i botës

Problemet tuaja personale kanë dalë jashtë kontrrollit ose vijnë si rezultat i diçkaje prej të cilës ju ndiheni i kërcënuar. Aktualiteti ndikon gjithashtu në një ëndërr të tillë.

6. Shtatzënia

Sado e çuditshme mund t’ju duket nuk janë vetëm gratë ato që ëndërrojnë rreth shtatzënisë. Shtatzënia në ëndërr simbolizon diçka të re që rritet brenda nesh. Subkoshienca juaj ju thotë se jeni gati të lindni një projekt apo të merrni një vendim të ri në jetën tuaj.

Artikuj të ngjashëm