Sophie Turner është një ndër aktorët me flokët më të adhurueshëm në tapetin e kuq: në të gjitha format, gjatësitë dhe ngjyrat e mundshme. Për më tepër, ja disa foto iluestruese:
Mirëpo ylli i “Game of Thrones” ka treguar për In Style se gjatë xhirimeve është ndeshur me një situatë të sikletshme, jo higjienike, stresuese dhe të pështirë.
“Në sezonet e para unë isha në rolin e një vajze aristokrate dhe më lejohej të laja flokët. Pas sezonit të pestë më kërkuan që të mos i laja flokët dhe ishte diçka me të vërtetë e neveritshme.”
Sophie, që ka pasur gjithnjë probleme me yndyrën e flokëve, filloi të kishte ankth. Kushdo që ka flokë të yndyrshëm e kupton shumë mirë situatën.
Sikur të mos mjaftonte, grimcat e borës artificiale në “Game of Thrones” ngecnin te flokët, i krijonin volum dhe shtonin yndyrën. Oh, ç’tmerr!
Në fund, pasi nuk ia doli dot më, Sophie pohon se iu lejua të mbante paruke dhe të bënte dush normalisht.
Situatë e sikletshme për Turner, mirëpo kjo s'është asgjë para disa rasteve të tjera si këto:
Adrien Brody – "The pianist"
Për rolin që do t'i jepte më vonë një çmim "Oscar", aktori Adrien Brody do hiqte dorë nga gjithçka dhe të jetonte si një i mbijetuar pas holokaustit. Ai shiti makinën, fiku çdo mjet komunikimi, dha me qera apartamentin dhe u zhvendos në Europë, ku qëndroi pa ngrënë dhe luante çdo ditë nga 4 orë në piano.
Heath Ledger – "The Dark Knight"
Në mënyrë që të krijonte idenë e të qenit i izoluar, Heath Ledger u mbyll në dhomën e tij në hotel për një periudhë të gjatë. Gjatë kohës që fshihej, ai kreu të gjitha ritualet që kryente dhe personazhi si dhe u detyrua të merrte pilula në mënyrë që të depërtonte akoma dhe më shumë në botën e Joker. Kësisoj, ilaçet që piu për një kohë të gjatë, për pak sa nuk i morën jetën në atë kohë. Megjithatë Ledger ndërroi jetë më 22 janar 2008 në moshën 28-vjeçare si pasojë mbidozës nga substanca të ndryshme (për shembull xycodone dhe hydrocodone që janë një kombinim vdekjeprurës) të cilat i shkaktuan arrest kardiak.
Daniel Day Lewis
I njohur si një "bastard i nxehur", Daniel Day Lewis është një nga aktorët që ka sakrifikuar më shumë. Në vitin 1989, për filmin "My left foot", Daniel qëndroi në një karrige me rrota dhe u ushqye me një lugë nga ana e stafit. Qëndroi kaq gjatë në karrige, sa përfundoi duke dëmtuar dy brinjë. Ndërsa për filmin "Mohikani i fundit", ai kaloi 6 muaj në pyll ku mësoi si të ushqehej dhe të jetonte larg civilizimit. Ai arriti të rrezikonte jetën sidomos gjatë xhirimeve të "Gangs of New York", ku u sëmur me pneumoni, sepse refuzoi të vishej.
Shia LaBeouf – "Fury"
"Fury" e gjeti aktorin amerikan të palarë dhe pa dhëmbë. Por sikur këto të mos mjaftonin, kaloi një muaj në bazë ushtarake si dhe shpenzoi ditë të tëra duke parë kuaj teksa ngordhnin.
Jared Leto – Suicide Squad
Skena e xhirimit e "Suicide Squad" ishte kaq e errët, sa u këshillua që në xhirime të mbahej një psikolog në rast se njëri nga aktorët do të ndihej i traumatizuar. Jared Leto, që është në rolin e Joker–it, dërgonte në mënyrë anonime letra dashurie apo edhe minj tek aktorja Margot Robbie, e cila në film luan rolin e vajzës me të cilën ai dashurohet.
Johnny Depp – "Fear and Loathing"
Duke jetuar në bodrumin e personazhit për një periudhë të pacaktuar, Depp e kalonte kohën duke tymosur, duke fjetur pranë pluhurit të armëve dhe duke lexuar shkrime të vjetra. Ai intervistoi për orë të tëra Hunter Thompson dhe më pas i dëgjonte ato në qetësi. Fiksimi arriti deri aty sa e la Hunter ta qethte ashtu si dëshironte.
Christian Bale – "The Machinist"
Ndonëse një gjë e tillë nuk përshkruhej në skenar, Christian humbi në peshë dhe u transformuar vetëm që të ndihej brenda rolit. Ai pinte vetëm kafe të zezë si dhe hoqi dorë nga duhani. Me këtë lloj diete është e paqartë sesi arriti të mbijetonte aq sa për të luajtur rolin!