Këtë sezon të ri televiziv, Top Channel do të sjellë një tjetër emision me në qendër kryesisht moshat e reja. E veçanta e programit, nisur nga fakti se të rinjtë qëndrojnë gjithnjë e më pak para televizorit, lidhet me transmetimin në YouTube.
“Voilà” do të transmetohet së shpejti çdo të premte livestream në kanalin e YouTube-t të Top Channel dhe do të moderohet nga Xhesika Muçaj, që për momentin prezanton “The Top List”.
Informacione, showbiz, intervista, paparaci, të pathënat e personazheve të huaj etj do të jenë disa nga rubrikat mbi të cilat do të drejtohet programi.
Ndjekësit do të kenë mundësi edhe të dërgojnë video-mesazhe dhe të bëjnë dedikime për personazhet publike.
Referuar gjithë ç’thuhet deri tani për programin, duket interesant megjithatë mbetet për t’u parë.