Fill pas dasmës së fshehtë, u raportua se Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, gjë që rezultoi e pavërtetë. Të paktën sipas Miley-t, të zonjës së punës.
Si një mënyrë qesharake për të mohuar lajmin, zgjodhi vezën e famshme, që arriti të rrëzonte Kylie Jenner nga froni i fotos më të pëlqyer në Instagram.
Pranë fjalëve expecting (në pritje), excellent (e mrekullueshme) dhe excited (i entuziasmuar) Miley vendosi parashtesën “EGG” – vezë.
“Nuk jam në pritje të një fëmijë, por është e mrekullueshme të dëgjoj që të gjithë janë kaq “të lumtur për ne”. Ne jemi të lumtur për veten gjithashtu. Të entuziasmuar për këtë kapitull të ri të jetës sonë... Tani, më lini të qetë dhe vazhdoni t’i mbani sytë tek ajo veza.”
Pas 10 vitesh bashkë, përfshirë këtu ulje-ngritjet e çdo raporti të tillë, Miley dhe Liam u martuan në fshehtësi në 23 dhjetor në shtëpinë e tyre në Nashville, Tennessee.
View this post on Instagram