KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Historia Ime

Nusja e trajton djalin tim si fëmijë dhe unë s'di ç'të bëj!

16 Janar 2019

Nusja ime e ardhshme është një vajzë e mrekullueshme që ka sjellë shumë lumturi në jetën e tim biri. Ajo është e ngrohtë, e çiltër dhe shumë e këndshme. Është e motivuar dhe shumë e organizuar.

Të ketë në krah një grua të fortë dhe të vendosur duket se është diçka e mirë për tim bir që është shumë i sjellshëm, sharmant, por më pak i motivuar për gjërat e tij. Çdo njeri e do kaq shumë.

Ta them më shkrut, është si bebush. I pëlqen t’i rrish mbi kokë si nënë dhe bën dhe e fejuara e tij. Ajo sillet si të ishte nëna e tij dhe ai djali i saj 5 vjeç.

U përpoqa të flisja me të, por më tha se e kisha gabim. U stepa. Ajo e trajton si fëmijë dhe mua nuk më vjen mirë. Ç’duhet të bëj? Të përpiqem të flas sërish me të apo të bëhemi skuadër dhe t’i rrimë të dyja mbi kokë.

 

Shënim*: Letra është përshtatur nga një artikull i publikuar tek Elle.

MOS I HUMBISNI