E keni vënë re sa të bukur janë njerëzit në televizor? Jo vetëm moderatorët a prezantuesët që ia kanë marrë dorën kësaj pune, por edhe aktorët që duhet të kapërcejnë vite e gjini dhe njerëzit që s’i përkasin fare botës së televizionit, pjesëmarrës të thjeshtë. Aktorët e “Apartamentit 2XL”, “Al Pazar”, balerinët e “Dancing With The Stars”, talentet e “Tu Si Que Vales” e të tjerë, shkëlqejnë në ekran dhe e dini falë kujt? Nëse do ta dinit s’do të ishit këtu, apo jo?
Merita u takon brezave të ndryshëm të Qendrës Multifunksionale New Generation, të cilët kanë shpalosur talentin e tyre në estetikë, parukeri e thonj jo vetëm në emisionet e lartpërmendura, por edhe në produksione të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Cirkut të Tiranës dhe Universitetit të Arteve. Puna e tyre në emisione televizive dhe produksione artistike është pjesë e praktikës që ofron shkolla, por edhe një mundësi e shkëlqyer punësimi. New Generation e merr shumë seriozisht punësimin e studentëve në auditoret e tyre dhe s’i lë asgjë rastësisë.
Këtë vit, New Generation kremton 10-vjetorin e themelimit. Që nga 2009-a, kjo shkollë e mirëfilltë për të bukurën e mirëqenien nxjerr në tregun e punës profesionistë ndër më të mirët. Estetistë, parukierë, artistë thonjsh, berberë e fizioterapistë estetikë që kanë besim te vetja, tek aftësitë e tyre dhe te shërbimi që do t’u ofrojnë klientëve të ardhshëm. Sekreti qëndron në miksimin e mirëmenduar të teorisë me praktikën.
New Generation ofron programe dy vjeçare në Estetikë të Avancuar, Parukeri të Avancuar, Masazheri Estetiko-Kuruese dhe Fizioterapi Estetike, programe të cilat i përkasin Arsimit Profesional. Ndërsa për sa i përket Formimit Profesional ofron programe 3, 6 dhe 9 mujore në Parukeri, Estetikë, Masazheri, Makeup, Nail Art dhe Berber. Për të gjitha programet, mjetet dhe produktet e nevojshme që nevojiten për realizimin e procesit mësimor sigurohen nga shkolla. Si në arsim, ashtu edhe në formim profesional, programet funksionojnë me sistem kreditesh europiane. Vetëm pas plotësimit të krediteve dhe ndjekjes së orëve në auditor, studenti diplomohet me një certifikatë të njohur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Secili kurs ka mestarisht 40 studentë, të cilët mësojnë nga duart e pedagogëve më të arrirë akademikisht, me një sërë titujsh shkencorë e vitesh të tëra përvojë mbi supe. Shumica e këtyre pedagogëve punojnë në New Generation që prej themelimit të qendrës. Ata janë kthyer në një lloj familjeje të madhe që punon për synimin e përbashkët: edukimin e brezave të rinj të profesionistëve të të bukurës e mirëqenies.
New Generation krenohet veçanërisht me normat e punësimit të studentëve që i besuan karrierat dhe rrjedhimisht, të ardhmet e tyre. Thuajse 100% e studentëve të New Generation janë punësuar brenda ose jashtë vendit në profesione që dikur i kishin ëndërr, por sot janë realiteti i tyre i përditshëm. New Generation ka marrëveshje të shumta me televizione, institucione të botës së artit, spa, e sallone bukurie, të cilat plotësohen me staf nga studentët e shumtë të shkollës. Përtej kësaj, shkolla është e pajisur edhe me zyrë karriere që këshillon, informon e trajnon gjatë gjithë jetës studentët e certifikuar.
As në të ardhmen e afërt e as në të largtën, njerëzit s’do të ndalojnë së kërkuari të bukurën e të ndjerit mirë me veten. Me trajnimin profesional të New Generation, ju mund t’u ofroni pikërisht këtë dhe në të njëjtën kohë, të ndërtoni një emër për veten. Regjistrimet janë të hapura në çdo kohë. Kontaktoni në 069 20 37 056 dhe hidhni hapin e parë drejt ëndrrës suaj. Ne mund të na falenderoni më vonë.