Metropolitan

Letra që Miley i kushtoi bashkëshortit për ditëlindje do t’ju shkojë drejt e në zemër

Letra që Miley i kushtoi bashkëshortit për ditëlindje do

Liam Hemsworth festoi ditëlindjen e 29 mbrëmë, të cilës gruaja e tij, Miley Cyrus i dedikoi plot tre postime në Instagram. Postimi i parë është një video e çifti, i dyti një foto e vjetër, e para dhjetë viteve, dhe i treti një letër intime, tejet personale dhe e ndjerë dedikuar Liam.

Dyshja ka qenë kryesisht private për sa i përket historisë së dashurisë, por përmes kësaj letre zbulohen disa hollësira të këndshme për jetën e tyre të përditshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

HBD @liamhemsworth ??

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

Më poshtë, gjeni letrën e plotë nga Miley për Liam.

"L, gëzuar ditëlindjen më i rëndësishmi i jetës sime... Kur u njohëm, ishe 19 vjeç. Sot je 29.

Mendova të ndaj me ju disa nga gjërat e mia të preferuara për njeriun tim të preferuar në nder të ditëlindjes së tij të 29. Mënyra si më sheh, mënyra si sheh qentë tanë, derrat tanë, kuajt tanë, macet tona, peshqit tanë. Mënyra si sheh familjen tëndë, miqtë... të panjohurit... jetën. Mënyra si sheh oqeanin dhe sa i ngeshëm je. Mënyra si del jashtë dhe nuk kontrollon telefonin kur unë të pyes si është koha...

Çehrja në fytyrë kur merr lajme të mira dhe çehrja kur merr të këqija. E dashuroj faktin që i bën gjërat sipas mënyrë sate, por s’je kurrë aq krenar sa të mos kërkosh ndihmë. Mënyra si pikturon dhe ngjyrat që zgjedh...

I dashuroj çorapet e tua të pista në dysheme sepse thonë që JE NË SHTËPI.

Të dashuroj kur më tregon ndonjë grup të ri muzikor, që të dëgjoj këngët e tyre kur ti s’je këtu dhe të ndihem pranë teje.

Të dashuroj kur shohim 'The Sandlot' bashkë.

Të dashuroj kur rrimë shtrirë netëve vonë dhe kërkojmë receta të reja, pastaj flemë dhe kur zgjohemi gatuajmë mëngjesin e pimë kafe bashkë.

I dashuroj vijat e vogla që të formohen në sy kur qesh ose kur sheh diellin...

E dashuroj gjuhën tonë të përbashkët. Gjuhë, që ndonjëherë, është thjesht një vështrim.

Të dashuroj kur ulemi në divan dhe hamë ushqim kinez, me dhimbje koke nga gjithë alkooli i mbrëmshëm. Të dashuroj kur shkojmë nëpër festa a evente dhe kuptoj që të gjithë janë të shtirur dhe sa me fat jam që ndaj jetën me ty.

E dashuroj mënyrën si më dëgjon, si interesohesh për gjërat që them... (Edhe kur të flas për RuPaul’s Drag Race.)

Të dashuroj kur lajmë dhëmbët përbri njëri-tjetrit, kur më kreh flokët sepse unë përtoj.

Madje, të dashuroj edhe kur më prish bluzën time të preferuar në lavatriçe – sepse të kesh një të dashur (oh Zot, harrova që të kam bashkëshort tani) që lan rrobat është gjëja më fantastike në botë.

Të dashuroj kur i bëjmë gjërat me radhë dhe kur i ndajmë bashkë.

Të dashuroj kur nisemi në udhëtime të gjata, ndonjëherë pa pikëmbërritje.

Të dashuroj kur ulesh dhe më dëgjon teksa krijoj këngë të reja në kitarë për orë me radhë.

Të dashuroj kur belbëzit me zë të ulët teksa lexon ndonjë skenar a libër.

E dashuroj mënyrën si rritesh dhe nxë.

I dashuroj këngët që shkruaj për ty.

Të dashuroj sepse më lë të jem vetvetja."

REELS

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌

Rasti i saj u zvarrit për vite me radhë, derisa vetë Mbretëresha Viktoria ndërhyri dhe...

This and “kemi bukë n’shpi” 🤤

Miley's letter to your spouse for birthdays will go straight to your heart

Letra që Miley i kushtoi bashkëshortit për ditëlindje do