Panik në Akademinë e Arteve: Probleme me skenografinë, bie një copë hekuri nga lart

 Read in English

Mbrëmjen e djeshme, në sallën e Akademisë së Arteve u çel sezoni i ri i orkestrës simfonike të Radio Televizionit Shqiptar.

Rreth pesë minuta para se të niste koncerti, krejt papritur, një copë e madhe hekuri ra nga pjesa e sipërme e skenës, gjë që sigurisht përhapi panik te mbarë publiku.

Në redaksinë e Anabel.al mbërritën këto foto nga ku mund të shihni fare qartë hekurin e shkëputur dhe të rënë fare pranë vendit ku do të pozicionoheshin anëtarët e orkestrës.

Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk gjendeshe aty pranë në momentin e ngjarjes dhe siç raportohet nga burimet tona, pavarësisht sallës së ftohtë dhe panikut të shpërndarë kudo, orkestra e luajti programin denjësisht.

 

Artikuj të ngjashëm