‘Jam gati të shes edhe veshkën’: Babai nga Rrësheni bën thirrje për ndihmë!

 Read in English

Mbrëmjen e djeshme, emisioni investigativ “Fiks Fare” trajtoi rastin e një familjeje nga Rrësheni, e cila jeton në një dhomë 16 metra katrorë. Babai, krejt i pashpresë bën thirrje për ndihmë!

Prania e vajzës së tij paraplegjike e bën jetesën akoma më të vështirë. Kryefamiljari Agim Picaku deklaroi se pavarësisht përpjekjeve nuk ka gjetur ende asnjë zgjidhje.

“Nuk mund të jetoj në një shtëpi të tillë me fëmijë të sëmurë. I jam drejtuar të gjitha instancave, por asgjë deri tani.”

I gatshëm për të bërë gjithçka për familjen e tij, kryefamiljari deklaroi:

“Unë jam gati që të shes edhe veshkën që të përmirësoj paksa kushtet e jetesës. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen që të më ndihmojnë.”

Artikuj të ngjashëm