Horoskopi i vitit 2019 nga Susan Miller: Peshorja

 Read in English

23 shtator – 22 tetor

Planeti udhëheqës: Afërdita

Elementi: Ajri

Me të nisur 2019-a, Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit, do t’ju ndihmojë që të nxirrni në pah talentet tuaja dhe të aftësoheni në fushën e komunikimit në të gjitha format. Jupiteri do të jetë te Shigjetari dhe do të ndikojë të shtëpia dhe familja. Edhe pse duket si një vit i ngarkuar, do të keni mjaftueshëm kohë për qejf dhe dashuri dhe në të njëjtën kohë do të udhëtoni për shumë arsye. Në përgjithësi, do ta vini re fatin e mirë që ka rezervuar Jupiteri për ju.

Do të krijohen disa mundësi për të shkuar në vende të ndryshme dhe për të takuar njerëz të rinj. Zgjidhni të udhëtoni gjatë 10 ditëve të para të prillit, kur planeti Mars pozicionohet tek Binjakët dhe shtëpia juaj e nëntë e udhëtimeve.

Flasim pak për karrierën. Koha më e mirë për të dhënë një intervistë është 15 maj deri në 1 korrik kur Marsi është në shtëpinë tuaj të nëntë të nderit, çmimeve dhe arritjeve. Kjo është hera e parë në dy vite që keni ndihmën e Marsit. Pas kësaj dite, një eklips diellor i Hënës së Re do t’ju ndriçojë. Bëhuni gati pasi shanset janë të mira që të fitoni punën e ëndrrave.

Kur vjen puna tek dashuria, do të keni dy periudha speciale. Nëse jeni single, koha më e mirë për të gjetur dashurinë është në fillim të shkurtit. Shkurti gjithashtu do të jenë muaj i mbarë edhe për ata që janë në një lidhje, sidomos datat afër festës së Shën Valentinit.

Nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme prej kohësh, mund të fejoheni afër Shën Valentinit. Shkurti në përgjithësi do të jetë një muaj romantik.

Koha tjetër e rëndësishme për dashurinë është muaji gusht. Nuk ka rëndësi nëse jeni single ose të martuar, universi do të funksionojë në mënyrë perfekte për ju.

Ndalemi pak tani tek shtëpia dhe familja, që do të përbëjnë një çështje të rëndësishme për 2019-n. duket se do të mendoni për vendin ku jetoni, të blerë ose të marrë me qera. Mund të planifikoni që të bëni ndryshime, duke filluar nga lyerja e deri tek dekorimet e ndryshme.

Mund të jetë një periudhë e ngarkuar, megjithëse pak rëndësi kanë planet që keni për shtëpinë dhe familjen, pasi do të keni mjaftueshëm energji për të përballuar situatën.

Dita juaj me fat për këtë vit është 27 dhjetori. Për ju të dashur Peshore, lumturia do të lidhet me shtëpinë dhe familjen.

Kjo gjë mund të sjellë pushime fantastike për të gjithë ju, sidomos në fund të vitit, diku rreth datës 27 dhjetor. Koha që do të kaloni bashkë do t’ju bëjë të kuptoni se pavarësisht të gjithave, gjërat më të çmueshme në jetë janë falas – dhe dashuria triumfon mbi gjithçka.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Artikuj të ngjashëm