KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Historia Ime

Jeta seksuale pasi u përdhunova s’ishte ashtu siç e imagjinoja

11 Janar 2019

"Thuajse një vit më parë, ndodhi e paimagjinueshmja. Teksa bashkëshorti im po shihte një film në dhomën e gjumit, unë zbrita poshtë për të kyçur derën. Kur hyra në kuzhinë, dikush më kapi nga mbrapa dhe më përdhunoi me armë në kokë. Ngjarja u pasua nga një kaos me policë, spitale dhe mosbesim: këto gjëra nuk ndodhin në jetën reale, s’mund të më kishte ndodhur mua.

Njerëzit hamendësuan se pas sulmit s’do të doja të bëja më seks, ose se do ta kisha të vështirë intimitetin me dikë tjetër, por e vërteta është krejt ndryshe. I kërkova seks tim shoqi pak ditë pas sulmit, kur fytyrën e kisha ende të mavijosur, kur isha ende e thyer. Doja të rifitoja kontrollin mbi trupin tim me dikë që e doja dhe i zija besë. E dija se nëse do të prisja më gjatë, do ta kisha të vështirë.

Kam folur me viktima të tjera, online dhe në grupe të posaçme, dhe e di se shumë njerëz mezi e rigjejnë seksualitetin e tyre pas një sulmi. Përdhunuesi im nuk u kap dhe përjetova inat të pakontrollueshëm, PTSD (çrregullimi i stresit pas një ndodhie traumatike) dhe makthe.

Që nga ajo ditë, gjërat kanë ndryshuar, por sërish ndjej nevojën e dikujt që t’i besoj tërësisht – dikë që e di që më do, që e di që e dua mbrapsh – dikë të mrekullueshëm, fantastik dhe që më kënaq. Nuk mendoj për sulmin kur bëj seks; nuk marr kot. Gjej rehati dhe fuqi nga fakti që nuk hoqa dorë nga kjo pjesë e jetës sime."

Shkruar nga një grua anonime për The Guardian

MOS I HUMBISNI