Këpucët që po mbajnë peng botën ndër dekada!

 Read in English
1957

Edhe pse u dizenjuan 60 vite më parë, ende sot, këpucët dyngjyrëshe Chanel janë ndër më të lakmuarat. Çdo sezon, sapo rikthehen në vëmendje, këpucët në fjalë shoqërohen me një bum shitjesh.

Por çfarë i bën të jenë kaq popullore?

Të dizenjuara në 1957- n nga Coco Chanel, këpucët me dy tonalitete qenë një imitim i këpucëve të burrave, ku kontrasti i nuancave e bën shputën të duket më e vogël dhe këmbën më të gjatë.

Përgjatë viteve, bota ka parë pafund imitime e frymëzime prej modelit dyngjyrësh, nga njerëzit e thjeshtë, te stili i rrugës (#streetstyle) apo shtëpitë e mëdha të modës.

Hidhuni një sy këtyre fotove të së shkuarës:

Aktorja Claudine Auger- Paris, 1960
1975
Modelja Linda Evangelista- 1992

Ende sot në 2019- n, këpucët Chanel (apo një model i përafërt) janë një zgjedhje inteligjente. Sigurojnë hijeshi dhe kombinohen lehtësisht.

Artikuj të ngjashëm