Studentët e revoltuar largojnë deputetët: 'Jemi vetë opozita!'

 Read in English
Photo Courtesy of Panorama

Pas përplasjes me policinë private, studentët e Fakultetit të Ekonomisë kanë refuzuar pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës në mbështetje të tyre.

Sipas Panoramës, deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka shkuar për t’i qëndruar pranë studentëve pas situatës së rënduar me policinë, por është përzënë prej tyre.

Studentët e Ekonomikut largojnë deputetët e PD on Vidnews.

Deputeti i opozitës ka replikuar me studentët, të cilët të gjithë njëzëri bërtisnin: “Largohu!”

“Unë jam në funksionin tim!”- u përgjigj ai, por gjithsesi u përball me refuzimin e studentëve.

“Vazhdoni jashtë dhe na mirëkuptoni. Ju lutem, jashtë! Me gjithë respektin, largohuni. Jemi ne opozita.”- dëgjohen të përgjigjen ata.

Studentët e Ekonomikut largojnë deputetët e PD on Vidnews.

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe Ekonomisë vazhdojnë të qëndrojnë “të ngujuar” duke theksuar se do të bojkotojnë mësimin nëse kërkesat nuk plotësohen.

Artikuj të ngjashëm