Pse Afërdita Dreshaj dhe i shoqi nuk po bëhen me fëmijë?

 Read in English

Më 29 qershor 2018, Afërdita Dreshaj dhe hokeisti Jakub Kindl kurorëzuan dashurinë e tyre në Miami, SHBA.

Dhe siç përgjithësisht jemi mësuar, pas dasmës vjen edhe fëmija.

Kështu, ndër pyetjet e shumta që iu bënë Dreshajt në Insta Story ishte edhe:

“Kur do të bëheni me fëmijë?”

Afërdita mund të kishte preferuar t’i bënte bisht një pyetjeje kaq personale, por preferoi t’i përgjigjej me shumë thjeshtësi.

“Mora më shumë se 20 pyetje për këtë çështje. Ne përfundimisht i duam fëmijët, por po shijojmë njëri- tjetrin.”

Ndaj nëse jeni një çift i ri dhe po ju bombardojnë vazhdimisht me pyetje të kësaj natyre, përgjigjen e keni gati!

Artikuj të ngjashëm