
Le të themi që e kemi humbur numërimin e puthjeve të shkëmbyera në këtë “Big Brother VIP Kosova”.
Mes dëborës të dendur, një tjetër çift shkëmbeu puthjen e parë në oborrin e shtëpisë së “BBVK”.
Puthja ndodhi pas një feste që organizoi mbrëmë ‘Vëllai i Madh’ për banorët dhe në fund Kevini dhe Ana u futën në pishinë, ku edhe u puthën.
Të dy kanë shprehur pëlqim për njëri-tjetrin që nga fillimi i këtij rrugëtimi, por në fillim theksuan se duan të jenë vetëm shokë.
Epo, gjërat ndryshuan rrugës, ndaj mbetet për t’u parë se sa do i rezistojë kohës kjo ndjenjë e lindur në formatin e tretë të këtij reality show.
View this post on Instagram