Policia private përplaset me studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe Ekonomisë

 Read in English
Photo Courtesy of Top Channel

Ditën e djeshme, studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe Ekonomisë u ngujuan brenda godinave përkatëse duke bllokuar dyert me banga dhe karrige. Policia private ka ndërhyrë gjatë natës për të liruar hapësirat e godinës, gjë që ka sjellë përplasje me studentët.

Sipas BalkanWeb, studentët e Fakultetit të Drejtësisë vazhdojnë të qëndrojnë “të ngujuar” duke theksuar se do të bojkotojnë mësimin nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

 Ata kanë paraqitur këto kërkesa pranë dekanatit:

1. Shtyrja e sezonit dhe procesit mësimor deri në dhënien e një përgjigjeje përfundimtare.

2. Shtyrja e afatit të pagimit të tarifave dhe shtyrja e procedurave për marrjen e bursave deri në dhënien e një përgjigje përfundimtare.

3. Nisja e një plan veprimi nga dekanati, për plotësimin e kërkesave që varen drejtpërdrejt nga ai.

4. Mospenalizimi i studentëve apo marrja e masave ndaj tyre, deri në perfundimin e bojkotit.

Artikuj të ngjashëm