A është OK të vendosësh emrin e partnerit në Instagram?

 Read in English

Kohëve të fundit, besojmë se e keni vënë re që një pjesë e mirë, ku mund të bëni pjesë edhe ju, i bëjnë tag (etiketojnë) partnerit në biografinë e Instagramit, e njohur nga të rinjtë si Bio.

E kemi fjalën për shkrime të tilla (shembujt janë rastësorë): “E dashura e @Ben27”, “E fejuar me @Leo9483dd”, “I dashuruar marrëzisht me @Nikol472” etj.

Shembull: @quesohuncho_ është mbreti im.

Pra, pse e bëjnë njerëzit këtë?

“Kur njerëzit janë në një marrëdhënie, zakonisht përjetojnë emocione të shumta pozitive. Kur ndihen të lumtur, duan që lumturinë ta ndajnë me të tjerët. Është një formë e natyrshme për të thënë se ‘po, ne jemi të lidhur’." - thotë për Cosmopolitan psikoterapistja Jaime Gleicher.

Por, a është OK një gjë e tillë?

“Disa mendojnë se është diçka e padëmshme, ndërsa disa të tjerë e shohin si një pengesë për individualitetin. Disa njerëz mendojnë se rrjetet sociale janë problem për marrëdhënien e tyre, ndërsa të tjerë i vlerësojnë ato si një vend për të ndarë kujtimet. Për aq kohë sa marrëdhënia është e fortë dhe e qëndrueshme, nuk ka asgjë të keqe nëse e bëni publik statusin tuaj. Në fund të fundit, jeni thjesht krenarë për personin e zemrës.” – thekson Gleicher.

Megjithatë, si gjithmonë ka një POR...

“Nëse e bëni këtë që ish-i juaj t’jua lexojë ose që dikush tjetër të mos guxojë t’ju kontaktojë, atëherë çalon puna. Ne jetojmë në një botë kur nëse nuk ka fakte në internet, marrëdhënia nuk është e vërtetë. JO. Marrëdhënia juaj është po njësoj e fortë dhe e vërtetë, pa qenë nevoja t’i bëni tag në Bio.”

Kështu pra, përgjigjja përfundimtare është:

“Ka një arsye pse njerëzit hoqën dorë nga përditësimi i statusit të marrëdhënies në Facebook. Është pak a shumë ‘e turpshme’ të heqësh dhe të vendosësh emra sa andej-këtej. E theksojmë, nuk ka asgjë të keqe nëse lidhja është e qëndrueshme. Megjithatë lidhja juaj mund t’ia dalë edhe pa qenë nevoja e një tag-u.”

 

Përshtatur nga Cosmopolitan

Artikuj të ngjashëm