Sekreti i një martese të suksesshme sipas Ashley Graham? Shumë seks

 Read in English

Ashley Graham dhe bashkëshorti i saj, Justin Ervin, kan zbuluar sekretin e një martese të suksesshme. Dyshja është bashkë prej tetë vitesh dhe mesa duket, janë mirë e bukur me njëri-tjetrin. Sekreti është i thjeshtë. “Thjesht bëni seks,” tha modelja për Elle.

“Bëni seks gjatë gjithë kohës,” shtoi ajo. “Edhe nëse s’jeni në humor, thjesht bëni seks. Kuptova që kur s’bëjmë seks, jam e acaruar dhe thumbuese. Pastaj e bëjmë dhe s’i shqitemi dot njëri-tjetrit. Thjesht themi “le ta bëjmë,” dhe na rikthehet humori.”

Ashley dhe Justin priten deri në martesë për të fjetur bashkë, nëse nuk e dinit. “Kam fjetur me gjysmën e New York. Kam bërë gjithçka, në kuptimin e parë të fjalës!” tha Graham mbi vendimin e marrë dhe shtoi se donte të priste këtë herë sepse i dukej sikur gjërat ecnin shumë shpejt me burrat e tjerë.

“Pritja na bëri miq të mirë, ndërtoi besim dhe komunikim mes nesh,” thotë ajo.

Ashely nuk donte t’ia dinte si do të ishte bashkëshorti i saj i ardhshëm në shtrat. Donte të dinte nëse i zinte besë, nëse donte të kalonte gjithë jetën me të.

Artikuj të ngjashëm