Jo vetëm Juridiku, Ekonomiku gjithashtu: Studentët mbyllen brenda në fakultet!

 Read in English

Sipas raportimeve më të fundit për “BalkanWeb”, që prej mbrëmjes së djeshme, më shumë se 30 studentë po qëndrojnë brenda Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë.

Studentët janë mbledhur te salla 101 e leksioneve.

Ata kanë të njëjtat kërkesa ashtu si edhe studentët e Fakultetit të Drejtësisë, ndërsa kanë theksuar se do të vazhdojnë me qëndresën e tyre deri në përmbushjen totale të kërkesave.

KËRKESAT E PËRBASHKËTA:

1. Shtyrja e sezonit dhe procesit mësimor deri në dhënien e një përgjigjeje përfundimtare.

2. Shtyrja e afatit të pagimit të tarifave dhe shtyrja e procedurave për marrjen e bursave deri në dhënien e një përgjigje përfundimtare.

3. Nisja e një plan veprimi nga dekanati, për plotësimin e kërkesave që varen drejtpërdrejt nga ai.

4. Mospenalizimi i studentëve apo marrja e masave ndaj tyre, deri në perfundimin e bojkotit.

Pamje nga Fakulteti i Drejtësisë

Ju kujtojmë se disa orë më parë, studentë të Juridikut bllokuan hyrjen kryesore, të vendosur për të qëndruar brenda godinës së fakultetit, të paktën deri të dielën.

Artikuj të ngjashëm