KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shkencë

Alienët dërgojnë të fala

10 Janar 2019

Ky është një teleskop në Kanada dhe quhet CHIME. E dimë që nuk ngjan si teleskop, por është ndërtuar qëllimisht ashtu. CHIME sheh dhe analizon një copë të qiellit në çdo moment të dhënë dhe teksa Toka rrotullohet, kalon nga një copë në një tjetër.

CHIME

CHIME dhe shkencëtarët pas tij zbuluan fast radio bursts përsëritëse për herë të dytë në historinë e njerëzimit. Ky është një lajm fantastik (ose tragjik) sepse mund të përkthehet në ekzistencën e një qytetërimi të avancuar alien, diku miliarda vite dritë larg nesh.

Fast radio bursts (FRB) janë një fenomen astrologjik me origjinë të panjohur të cilat manifestohen në formën e një pulsi radiofonik që zgjat pak milisekonda. Të tillë janë zbuluar reth 60, FRB përsëritës ama, vetëm dy dhe ky për të cilin po flasim sot është i dyti.

Edhe pse janë zbuluar kaq pak, mes shkencëtarësh ka me qindra teori mbi origjinën e tyre. Disa besojnë se këto valë gjenerohen gjatë fenomeneve të fuqishme astrofizike si vrimat e zeza ose bashkimi i yjeve të dendur.

Bashkimi i dy yjeve të dendur

Disa të tjerë, mendojnë se FRB-të burojnë nga transmetues alienë të mëdhenj sa planete. Sipas Prof. Avi Loeb dhe Manasavi Lingam, këta transmetues me siguri përdoren për të vënë në lëvizje anijet kozmike të cilat furnizohen nga vela që pasqyrojnë dritën ose në këtë rast, valët radiofonike, kundrejt një sipërfaqjeje reflektuese që si rrjedhim, i shtyn para.

Ilustrim i teorisë së Avi Loeb

E komplikuar? Po. Interesante? Po. A do të na ndryshojë jetën në ndonjëfarë mënyre? Tani për tani, jo.

Nëse jeni të etur për më shumë informacion, mund të shihni videon e realizur nga vetë ekipi pas zbulimit të dytë të FRB përsëritëse.

MOS I HUMBISNI